Një person i shpallur në kërkim për prostitucion nga autoritete italiane, është arrestuar nga policia e Fierit.
Burime zyrtare bënë me dije këtë të Premte se në ranga u vu Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, me vendimin e datës 20 Mars 2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, njoftoi policia.