21 persona kanë ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në Egjiptin Jugor. Ata po udhëtonin me një autobus, i cili po tentonte të parakalonte një kamion në autostradë. Mes viktimave ishin edhe dy shoferët.
Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Zyra e prokurorit publik të vendit tha se rruga ishte duke u rikonstruktuar dhe se nuk kishte drita ose shenja të trafikut.