Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest” ndërsa sot ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam.
Për shkak të pandemisë bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testit, i cili duhet të jetë negativ.