• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN/ Qeveria arreston kontrollorët protestues dhe i zëvendëson me të huaj

19:44 : 08/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Një numër kontrollorësh të aviacionit civil në Shqipëri u ndaluan nga policia ndërsa tre prej tyre u shpallën të arrestuar të enjten, në atë që kolegët e tyre në Evropë e quajtën “të tmerrshme” dhe rikujtuese të të shkuarës staliniste. Zyrtarisht nuk dihet se nga erdhën kontrollorët e rinj ndërsa media i raporton ata si të sjellë nga Turqia përmes Podgoricës.

Sindikata e kontrollorëve të aviacionit civil të Evropës ATCEUC kërkoi lirimin nga burgu të kolegëve të tyre shqiptarë dhe shprehu tmerrin se si një protestë punëtorësh të mund të shtypet me metoda të tilla nga qeveria e një vendi që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Policia e Tiranës ndaloi formalisht për të marrë në pyetje një pjesë të kontrollorëve protestues në orët e vona të natës së të mërkurës ndërsa i liroi nga “marrja në pyetje” mëngjesin e së enjtes, një praktikë që dukshëm synoi të ushtronte presion mbi protestuesit përmes mbajtjes pa gjumë përgjatë të gjithë natës në komisariat.

Mëngjesin e së enjtes tre prej tyre u shpallën të ndaluar dhe pritet të dalin para një gjykate për masë sigurie, në atë që disa politikanë të opozitës e kritikuan si anësi e dukshme e prokurorisë së Tiranës në favor të qeverisë.

Ndërkohë, sindikata Ervopiane e kontrollorëve deklaroi mbështetjen e saj të plotë për kolegët e tyre shqiptarë në një deklaratë me gjuhë të paprecedentë.

Lexo edhe:

No Content Available

“ATCEUC është e tmerruar nga lajmet më të fundit nga Shqipëria,” deklaroi sindikata duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Në një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian është e papranueshme që punëtorë thelbësorë me rëndësi kritike për sigurinë të pushohen nga puna dhe të arrestohen vetëm për shkak se kanë kryer detyrën e tyre në përputhje me rregulloret e BE-së apo për shkak se kanë shprehur shqetësimet e tyre publikisht kur punëdhënësi i tyre ka refuzuar të dëgjojë apo të bisedojë me ta, një punëdhënës që në instancë finale është përgjegjëse për sigurinë e pasagjerëve që udhëtojnë nëpër qiejtë e Shqipërisë,” vijon më tej deklarata.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama e ka trajtuar grevën e kontrollorëve si një komplot të organizuar nga opozita. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e shpalli atë “grusht shteti” ndërsa kërkoi dhe gjeti kontrollorë ajrorë nga Turqia me qëllim që të thyejë vullnetin e protestuesve.

Ligjërisht kontrollorëve nuk u lejohet të organizojnë një grevë ndërsa ata kanë pezulluar punën efektivisht duke deklaruar se janë të stresuar, një hapësirë ligjore kjo që i mundëson të ndërpresin punën pa shpallur formalisht një grevë. Ata po protestojnë për shkak se punëdhënësi i tyre, kompania shtetërore Albcontroll, ka vendosur në mënyrë të njëanshme të ulë pagat. Dy prej kontrollorëve mësohet se janë pushuar nga puna pasi kanë protestuar ndaj vendimit ndërsa punëtorët e tjerë kanë ngritur kërkesa sindikale, përfshirë kërkesën për transparencë financiare dhe të drejtën për të pasur një sindikalist në bordin e asaj që është një kompani të përfolur rregullisht për abuzime dhe tenderë të pakuptimtë. Kompania ka të ardhura në vite normale prej afro 3.6 miliardë lekësh ndërsa fondi i pagave është afërsisht 1.3 miliardë lekë. Me rënien fluturimeve dhe të ardhurave gjatë vitit 2020, bordi i kompanisë duket se ka vendosur të zgjidhë problemin duke ulur pagat me deri 70% pa konsultime paraprake.

Sindikata Evropiane e Kontrollorëve ngriti pyetjen në deklaratën e saj se si mundet që protesta të sjellë arrestim në një vend demokratik.

“E si mundet që Shqipëria ta shohë veten si një vend i aftë për anëtar në BE kur reagimi ndaj punëtorëve që kërkojnë të drejta themelore pasohet nga veprime që të rikujtojnë të shkuarën e errët staliniste të cilën shpresojmë që është varrosur, përmes arrestimit të kritikëve?” thuhet në deklaratën e sindikatës evropiane.

Aktualisht fluturimet në Rinas kanë rifilluar në mënyrë të pjesshme. Një dëshmitar i tha BIRN se një makinë me targa diplomatike me flamur të Turqisë u pa në mjediset e Aeroportit të Rinasit, por është e paqartë se çfarë lidhjeje ka me kontrollorët e rinj, që në shumë media janë raportuar si turq.

Radhë të gjasa pasagjerësh u shfaqën në aeroport pas publikimit të lajmit se fluturimet do të rifillonin.

Greva e pashpallur e kontrollorëve është e para grevë në sektorin publik në mbi dy dekada. Grevat janë ngjarje të rralla dhe të pazakonta në Shqipëri.

ATCEUC thotë se ka humbur kontaktet me kolegët shqiptar dhe është shumë e trazuar nga ky zhvillim. “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të kolegëve tanë,” deklaroi ATCEUC.

Disa qytetarë kanë thirrur një protestë për sot në orën 18 para Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Etiketa: politike boldnews host odmian

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Bledar Maksuti/ Flamujt e kuq

TË GJITHA

Mbi 65 të vrarë në Gazë pasi forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po kërkonte ushqim

21:16 : 30/06/2025

Eksod te Tirana, bardhebluve i largohen 12 futbollistë

21:13 : 30/06/2025

Kush e shkaktoi aksidentin enigmatik në Berat? I akuzuari: S’isha unë! Dëshmia: Ishte makina e një polici

21:12 : 30/06/2025

U largua nga Flamurtari, sulmuesi “shpërthen” ndaj Agostinelit: Donte të më prishte karrierën

20:56 : 30/06/2025

Denoncimi i pensionistëve: Na zhdukën çadrat dhe shezlongët nga plazhi publik në Kavajë

20:52 : 30/06/2025

Izraeli nis sulmet në Gaza pas urdhrave të rinj për zhvendosje, palestinezët braktisin vendin

20:52 : 30/06/2025

EMRI/ Fuste drogë në qeli për të burgosurit, arrestohet një efektiv i burgut të Drenovës

20:39 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com