• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sadushi me ambasadorin e OSBE: Gjykata e Lartë vijon të kërkojë përshpejtimin e procedurave për emërimin e anëtarëve të rinj

09:00 : 08/04/2021
në AKTUALITET

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pritur në një takim kortezie të enjten Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

Burime zyrtare nga zyra e shtypit pranë Gjykatës së Lartë thënë se: Sadushi i ka uruar Z. Del Monaco sukese në detyrën e tij si diplomat, në krye të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e tij në lidhje më ndihmën e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë. Ai vlerësoi rolin e kësaj organizate të rëndësishme në nxitjen e demokratizimit, funksionimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si kushte të domosdoshme për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës, Zëvëndëskryetari i Gjykatës së Lartë e njohu Ambasadorin Del Monaco me disa nga problematikat kryesore me të cilat përballet sot Gjykata e Lartë, duke ndaluar veçanërisht tek emërimi dhe plotësimi i kësaj gjykate me anëtarët e rinj. Duke e quajtur vitin e Gjykatës së Lartë, Z. Sadushi u shpreh se përbërja sa më e plotë e gjykatës do të sjell padiskutim funksionalitetin normal të saj si edhe plotësimin në kohë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Opinioni publik pret shumë nga kjo gjykatë dhe është pikërisht për këtë, që përgjegjësia e anëtarëve të saj sot, është më e madhe në përmbushjen e pritshmërive që kanë qytetarët dhe gjyqtarët, për të bërë më të mirën në punën dhe detyrën e tyre. Z.Sadushi theksoi se Gjykata e Lartë vijon të kërkojë nga të gjithë institucionet kompetente përshpejtimin e procedurave për emërimin e anëtarëve të rinj të saj, në mënyrë që kjo gjykatë të ushtrojë në funksion të plotë detyrat dhe qëllimin e saj.

Ambasadori Vincenzo Del Monaco është shprehur i kënaqur dhe i nderuar për mikpritjen duke u shprehur se, Gjykata e Lartë është një nga faktorët kyç të sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke theksuar se pritshmëritë e qytetarëve janë të kuptueshme mbi këtë institucion. Ai shtoi se, OSBE është gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj në çdo kohë, duke vendosur prioritete mbi atë çka është e dobishme për Gjykatën e Lartë dhe e mundshme për tu ofruar nga prezenca e OSBE në Shqipëri. Ambasadori Del Monaco shprehu interesimin e tij mbi mënyrën e organizimit të veprimtarisë aktuale të Gjykatës së Lartë, numrin e çështjeve gjyqësore në pritje për tu gjykuar si edhe procesin e shqyrtimit në kohë dhe me cilësi të këtyre çështjeve nga ana e anëtarëve të kësaj gjykate.

Z.Del Monaco dhe Z.Sadushi, konfirmuan edhe një herë gadishmërinë për të vazhduar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të reformave në sistemin gjyqësor.​

Lexo edhe:

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
AKTUALITET

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025
Para

Bavaria porosit 2.5 milionë vaksina Sputnik V, por nuk do t’i përdorë deri sa…

TË GJITHA

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com