• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha banorëve të prekur nga tërmeti: Pas 25 prillit do të hetojmë abuzimet

16:26 : 04/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në bisedën që patën me Bashën, banorët u shprehën se edhe pas një viti e gjysmë, ende nuk kanë gjetur zgjidhjen përfundimtare për banesat e tyre.

Basha shprehu zotimin se qeveria e ardhshme me ekspertët më të mirë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, do të përshpejtoj procesin e rindërtimit i cili ka ngecur në vendnumëro.

Ai gjithashtu tha se të gjithë personat që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë, do të hetohen nga një komision të posaçëm parlamentar.

“Jo vetëm kemi menduar një plan por ne kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit. Emra shumë të njohur, arkitektë, urbanistë, inxhinierë, konstruktorë, figura të njohura kombëtare me përvojë të jashtëzakonshme përfshirë këtu edhe durrsakë, të cilët janë trajnuar apo rikualifikuar në qendrat e ekselencës në Europë, në disa prej fushave kryesore që kanë të bëjnë me rindërtimin, në planifikimin dhe riplanifikimin urban, në fushën e arkitekturës dhe të inxhinierisë së ndërtimit dhe në fushën e rikuperimit nga fatkeqësitë natyrore, nga tërmeti dhe nga fatkeqësitë natyrore në tërësi. Është një grup që përbëhet nga afro 50 ekspertë, të paktën gjysma e të cilëve janë inxhinierë me përvojë dhe pjesa tjetër siç ju thashë mbulojnë këto fusha të tjera që kanë të bëjnë edhe me pjesën urbanistike, pjesën e rikualifikimit urban, pjesën e trajtimit të veçantë që i bëhet siteve, vendeve të goditura nga fatkeqësitë natyrore”, tha Basha.

Ai shtoi se detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit, i cili si çdo gjë në vend ka mbetur peng i interesave korruptive, ka mbetur peng i interesave financiare dhe i lobingjeve personale dhe vetjake të një grushti pushtetarësh dhe një grushti tjetër njerëzish të lidhur me ta.

Lexo edhe:

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

“Jo vetëm kaq, por ky grup pune ka marrë për detyrë që të hartojë edhe një dokument i cili do të provojë bazën e një bashkëpunimi të ri me Bashkimin Europian dhe donatorët e tjerë. Siç e keni vënë re dhe ju nga konferenca e donatorëve deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzistent, arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombëtare që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në botë. Dhe ju e dini, s’ka njeri që nuk e di që çdo qeveri që është donatore është po kështu dhe përgjegjëse sepse paratë i ka të taksapaguesve të vetë dhe në vendet e Bashkimit Europian, në shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha vendet e zhvilluara ka rregulla shumë të qarta që i ndalojnë qeveritë të disbursojnë fonde në vende apo drejt qeverive të cilat janë shënuar të pa besueshme për shkak të rekordeve të korrupsionit”, tha Basha ndër të tjera.

Ai shtoi se me 25 prill garancia që procesi i rindërtimit të ecë me shpejtësi në të gjitha aspektet, qoftë në shtëpitë individuale, në qytet apo në fshat, qoftë në pallatet e banimit në ndërtesat e mëdha në qytete, garancia e vetme është ndryshimi, është të votojmë për ndryshimin dhe ti hapim rrugë një ekipi ekspertësh dhe jo një ekipi hajdutësh.

“Edhe abuzimet e bëra deri tani të jeni të sigurt që do të referohen dhe do të ndiqen me përparësi, brenda tagrit të ekzekutivit të nesërm, brenda tagrit të parlamentit të nesërm. Parlamentarët tanë nga Durrësi, parlamentarët tuaj në parlament që në këtë moment që janë kandidatë, më kanë kërkuar dhe kanë nisur formulimin për të hedhur hapat që janë në tagrin e parlamentarëve për të hetuar në nivel parlamentar por edhe në nivel penal të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimin”, tha Basha.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026
AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
BOTA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026
Para

Koronavirusi/ OBSH: Mbi 662 mijë të infektuar rishtazi në të gjithë botën

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom