Është mbyllur pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Partizani e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.
Supersfida nuk ka prodhuar gola gjatë 45 minutat e para, pavarësisht dominimit të skuadrës kryeqytetase.
Rasti më i mirë i përket minutës së 35-të me anë të Bitrit. Tentativa e mbrojtësit brenda zonës u ndal në mënyrë mjeshtërore nga gardiani i skuadrës vendase, Zogoviç i cili bën heroin.