Naim Sala konfirmon për Fax News se ka hyrë bashkë me një ekip të zjarrfikëses brenda magazinës për të bërë kërkime për trupin e 33 vjeçarit.
Teksa ekipi ka dalë jashtë, ai nuk ka pranuar të dalë, duke qëndruar disa minuta në katin e nëndheshëm të objektit.
Një grup zjarrfikësish kanë kërkuar nga familjarët që dikush prej tyre ti shoqërojë për të identifikuar trupin nëse do të gjendej, ndërsa pasi kanë qëndruar disa minuta brenda, grupi ka dalë por jo Naim Sala.
Familjarët kanë kërkuar që ekipet të futen të nxjerrin xhaxhain e Arjanit, por këta të fundit kanë hezituar ndërsa janë krijuar edhe çaste tensioni mes palëve.
Arjan Sala prej tre ditësh tashmë gjendet i bllokuar brenda magazinës së djegur. Ai mbeti brenda pasi kishte shpëtuar disa persona nga zjarri i madh që përfshiu magazinën. Familjarët janë tepër të tronditur nga ngjarja e rëndë dhe nga fakti që autoritetet nuk po e gjejnë të riun prej ditësh tashmë. Ata kanë kërkuar nga shteti që të veprojë dhe nëse nuk i ka mjetet e duhura, atëherë të kërkojë ndihmë nga jashtë.