Ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ka kaluar në gjykim për akuzën vrasje më dashje të të riut Klodian Rasha.
Hajdaraj, gjatë seancës paraprake, përmes avokatëve kërkoi gjykim të shkurtuar dhe ndryshim të akuzës për vrasje në kapërcim të mbrojtës së nevojshme.
Por, gjyqtari paraprak vendosi dërgimin në gjyq themeli për vrasje me dashje.
Ndërkohë Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje në seancë babait të Klodian Rashës.
Fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.
Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.