Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie intime me një vajzë të mitur.
Policia njoftoi këtë të Enjte se, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç.
Ai dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, shtuan të njëjtat burime, pa dhënë të tjera detaje lidhur me rastin.