Mbrëmjen e sotme, gazetari Ylli Rakipi ka intervistuar Nasip Naçon, kandidatin e PS-së në Berat, i cili bëri një kalim mjaft të bujshëm nga LSI-ja drejt Edi Ramës.
Rakipi paraqiti disa deklarata të Naços përpara kalimit në PS, nga mendimet për lidershipin e LSI, tek oligarkët dhe lënie e mandateve.
Për të gjitha këto, tashmë Nasip Naço ka ndryshuar mendim, sipas intervistës në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV.
Ylli Rakipi duke ju drejtuar Nasip Naços:
Ilir Meta e ka thënë që në fillim që djegia e mandateve ishte gabim. Vetëm konseguenca të nderon në politikë dhe Meta ka qënë i pari që tha është gabim. Por ti Nasip je jokonseguent se dikur ke thënë që bëmë mirë që i dogjëm mandatet dhe tani thua që ishte gabim. Mungesa e konseguencës të djeg në politikë o Nasip.
Ti thua që LSI është eksperiment politik por ti ke qënë gjithmonë ministër i LSI, si me Saliun, si me Edin, atëherë i bie që eksperimenti të kesh qënë ti vetë.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: Zoti Naço keni qenë ju dakord me lënien e mandateve?
Naco: Jo.
Rakipi. Të ndjekim sinkronin… Pra ju keni qenë dakord me lënien e mandative. Tani thoni nuk jeni. Politikanët digjen kur nuk janë koseguent.
Nasip Naço: Ky është qëndrimi im.
Rakipi: Atëherë ju thoni kam ndryshuar qëndrim.
Nasip Naço: Dorezimi i mandative, por të mos e dorëzonim, do të ishte tradhëti. Pra një forcë politike e mori këtë vendim. Unë jam bindur dhe s’kam detyrime.
Rakipi: Pas një viti gjykoni që kjo është e gabuar. Pra keni ndryshuar qëndrim.
Nasip Naço: E kam thënë aty ku duhet në forumet kryesore.
Rakipi: Është një mungesë konseguence.
Nasip Naço: Kur them është eksperiment.
Rakipi: Ore më fal ke qenë ministër edhe me Salin edhe Ramën prej LSI-së. Domethënë ti paske qenë eksperiment. Sepse po ka qenë forca ekspertiment, ke qenë edhe ti.
Naco: Nga viti 2017, vendimet kanë qenë eksperiment.
Rakipi: Ruaju nga mungesa e konseguencës, sepse ai të ha të gjallë, ai i gjati…