• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Biznesi i bixhozit presion Kuvendit, shtyhet zbatimi i ligjit të ri deri më 2018

10:07 : 25/11/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Subjektet e lojërave të fatit kanë ushtruar presion mbi qeverinë, duke e detyruar atë që të shtyjë deri më 2018 detyrimet e tjera që rrjedhin nga ligji i ri i lojërave të fatit që u miratua kohë më parë.

Gjashtë deputetë të mazhorancës kanë çuar në Kuvend një projektligj të ri që kërkon shtyrjen e zbatimit të ligjit edhe për dy vite të tjera.

Për sa u parashtrua më sipër, duke marrë shkas nga kërkesat e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, propozohet të shtyhet me dy vjet afati i përmbushjes së kërkesave të ligjit 155/2015 deri më datën 31 dhjetor 2018.

Ligji i ri i lojërave të fatit përcakton kategoritë e lojërave të fatit të lejuara, kushtet, kriteret dhe procedurat që rregullojnë këtë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.

Ndër kategoritë e lojërave të fatit që lejohen të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, për të cilat shoqëritë e interesuara mund të licencohen bazuar në këtë ligj janë edhe “Kazinotë”, “Lotaria kombëtare”, “Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”. Ligji nr. 155/2015, në dispozitat e tij kalimtare, njeh të drejtën e organizatorëve të kazinove elektronike dhe bingove tradicionale, të cilat janë licencuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri më datën 31 dhjetor 2016.

Lexo edhe:

Goli i 5-të në 6 ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Ligën e Konferencës

Përsëritet tragjedia “Martin Cani”/ 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq

Sa u takon kategorive “Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”, ligji nr. 155/2015 në dispozitat e tij kalimtare parashikon fillimin e afatit të vlefshmërisë së licencës së tyre sipas kategorisë përkatëse, nga hyrja në fuqi të tij dhe parashikon për këto subjekte detyrimin për të përshtatur organizimin dhe funksionimin e tyre sipas kërkesave të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij deri më 31 dhjetor 2016.

Sipas ligjit ka qenë detyruese për të respektuar distancat për sallat e basteve. Por ky parashikim i dhënë nga ligji është i pamundur të zbatohet për kohëzgjatjen e periudhës tranzitore, për shkak se kontratat e qirave, që këto subjekte kanë nënshkruar, janë për një afat më të gjatë se vetë periudha e parashikuar nga neni 71 i ligjit. Për të shmangur këtë kontradiktë, shtyrja e afatit, njëkohësisht ndikon edhe në shmangien e konflikteve gjyqësore ndërmjet palëve në lidhje me respektimin e afateve kontraktore.

Gjatë zbatimit në praktikë të këtij ligji janë evidentuar një sërë problematikash. Subjektet kanë hasur në vështirësi në lidhje me përmbushjen e kërkesave të ligjit brenda afatit 31.12.2016, të parashikuar në nenin 71 të ligjit në fuqi. Gjithashtu, vonesa e daljes së akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji, ka krijuar një ngërç në ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve ose, në rastin më të keq, bllokimin e veprimtarisë së tyre. Njëkohësisht me propozimin e paraqitur kërkohet shfuqizimi i pikës 1 të nenit 71 të ligjit. Kjo për faktin se parashikimi i kësaj pike bie ndesh me parashikimet e pikës 2, pasi rezulton se shoqëri të licencuar për këto lojëra fati kanë një afat të përfundimit të licencës përtej 31.12.2016, ndërkohë që pika 2 bie ndesh me pikën 1, duke krijuar një kaos në treg dhe shteg për interpretime subjektive.

Ministria e Financave argumenton se, duke shfuqizuar pikën 1 të nenit 71, rezulton të kemi një afat të vetëm kohor për vlefshmërinë e licencës për ushtrim veprimtarie. Ligji në fuqi për lojërat fatit, mundëson edhe zhvendosjen e lojërave të fatit si aktivitet ekonomik për t’u ushtruar në hotele me 5 yje apo në resorte turistike. Duke parë situatën konkrete në të cilën ndodhemi, kur këto hotele apo resorte ende nuk janë ngritur dhe kërkojnë minimalisht një periudhë 3-4-vjeçare për t’u ndërtuar, me qëllim ruajtjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit kërkojmë të shtyhet afati i parashikuar nga neni 71 i ligjit. Këto të ardhura për buxhetin e shtetit në total (tatime, taksa, kontribute direkte, si edhe pagesat në thesar e shpenzimet e tjera të aktivitetit në favor të të tretëve, pra të ekonomisë) janë afërsisht rreth 125 milionë USD në vit. Monitor

Lajme të lidhura

SPORT

Goli i 5-të në 6 ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Ligën e Konferencës

18:56 : 14/08/2025
AKTUALITET

Përsëritet tragjedia “Martin Cani”/ 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq

18:48 : 14/08/2025
BOTA

Arritje në mjekësi! Shkencëtarët amerikanë krijojnë dy antibiotikë të ri falë IA

18:43 : 14/08/2025
BOTA

Takimi me Putin/ Trump: Ka 25% mundësi që të mos kemi sukses

18:39 : 14/08/2025
BOTA

Dritë jeshile nga Khamenei, rikthehen bisedimet për marrëveshjen bërthamore

18:26 : 14/08/2025
SPORT

Leverkusen gjen liderin e ri pas largimit të Granit Xhakës

18:18 : 14/08/2025
Para

Aktivisti: 'Shqiponjat' më ngritën në ajër dhe më futën një thes, para se të më thyenin dorën

TË GJITHA

Goli i 5-të në 6 ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Ligën e Konferencës

18:56 : 14/08/2025

Përsëritet tragjedia “Martin Cani”/ 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq

18:48 : 14/08/2025

Arritje në mjekësi! Shkencëtarët amerikanë krijojnë dy antibiotikë të ri falë IA

18:43 : 14/08/2025

Takimi me Putin/ Trump: Ka 25% mundësi që të mos kemi sukses

18:39 : 14/08/2025

Dritë jeshile nga Khamenei, rikthehen bisedimet për marrëveshjen bërthamore

18:26 : 14/08/2025

Leverkusen gjen liderin e ri pas largimit të Granit Xhakës

18:18 : 14/08/2025

“Ishe pak shpejt më thanë”, Luiz Ejlli në foto me policët: Mezi po prisja të vija tek ju

18:13 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com