Policia e Vlorës ka arrestuar një 30 vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në pranga ka rënë shtetasi A. R.,banues në fshatin Shushicë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, njoftoi policia.