Aktorja franceze Corinne Masiero ka protestuar lakuriq në “Cesar Awards” duke dhënë i dhënë mesazh qeverisë të bëjë më shumë për të mbështetur kulturën gjatë pandemisë së koronavirusit.
57-vjeçarja, kishte veshur një kostum gomari mbi një fustan të njolla gjaku, para se të zhvishej në skenë në ceremonin “French Oscars”.
Masiero ishte i ftuar në ceremoninë e së premtes për të paraqitur çmimin për kostumet më të mira në filma. Por ajo habiti të pranishmit në sallë, duke u zhveshur para të gjithëve për të zbuluar mesazhin që kishte për të dhënë. Dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit francez Jean Castex, Masiero kishte një parullë tjetër në shpinë e cila lexonte: “Na kthe artin, Jean”.