• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Rama zbut tonet në televizionin grek: Nuk doja të fyeja askënd

23:02 : 22/11/2016
në POLITIKE

Kryeministri Edi Rama deklaron për gazetarin grek Alexis Papahelas se Shqipëria dhe Greqia duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e mbetura pezull.

Rama thotë se interesat e shqiptarëve dhe të grekëve janë më të mëdha se problemet politike.

Duke folur për foton e Akropolit, kryeministri tha se me të nuk synohej që Athina të paraqitej si një qytet shqiptar, por shtoi se qëlloi që ishte një shqiptar që e mbrojti atë nga bombardimet.

Pjesë intervista

Zoti Rama si e shihni marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë?

Lexo edhe:

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mendoj se nëse e shohim në tablonë e madhe është shumë e rëndësishme dhe ka qenë e qartë po ashtu në strategjinë tonë për politikën e jashtme që Greqia është partner strategjik me të cilën ne kemi shumë gjëra për të arritur. Në të njëjtën kohë duhet që të zbresim tek çështjet e mbetura pezull dhe që kemi nevojë t’i zgjidhim nëpërmjet dialogut dhe me bindjen e qartë se interesat e shqiptarëve dhe të grekëve janë të mëdha.

Më kujtohet një intervistë në 2003 dhe thatë se problemet me vendet tona kanë shumë histori.

Nuk më besohet se çfarë zhurme shkaktoi ky publikim në Greqi. Unë mbaj një kronikë me foto që postohet çdo natë në orën 8 që ka të bëjë me historinë. Nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historianëve. Në këtë këndvështrim, të njohim të shkuarën tonë, na ndihmon që të kuptojmë më mirë veten tonë dhe të ardhshmen. Mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çfarë thashë kishte për qëllim të ishte jo vetëm miqësore, por të zbulonte një marrëdhënie që shkon shumë pas në kohë dhe që ka kaq shumë shembuj rrezatues qoftë shqiptarë apo grekë që kanë bërë për njëri-tjetrin.

Duhet ta dini se kjo krijonte zhurmë…

Fakti që shqiptarët që kanë kontribuar për shoqërinë greke nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Doja thjesht të thosha se kjo ka të bëjë me faktin se kemi qenë të lidhur ngushtë për shkak të këtyre njerëzve. Duhet të mendojmë se sa gjëra të rëndësishme mund të bëjmë për njëri-tjetrin, se sa të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe të manipulimit mediatik që është rezultat i politikanëve që shohin më shumë nga zgjedhjet e ardhshme se sa brezat e ardhshëm.

Nëse këtë do ta postonte kryeministri grek

Nuk është një ofendim. Është një fakt i këndshëm historik që një shqiptar u gjet në kohën e duhur për të shmangur bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grekë, kinez, por qëlloi shqiptar. Ajo që doja të thoja është se popujt tanë kanë qenë kaq shumë të bashkuar. Po të hyjmë thellë-thellë mund të zbulojmë se jemi kushërinj.

Shumë interes Shqipëria e madhe apo natyrore. Nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion i prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur dhe e kanë krijuar për agjenda të ndryshme. Kjo është sikur tu vësh fajin grekëve sot për Megali-Idea që nuk ka të bëjë me periudhën e sotme. Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë një komb me dy shtete. Nuk ka asnjë plan, asnjë ide normale dhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të madhe. Do t’i mblidhte një Evropë e madhe ku kufijtë janë të parëndësishëm sa i përket komunikimit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025
BOTA

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025
AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025
Para

Këta janë 10 tempujt më të bukur të botës (FOTO)

TË GJITHA

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com