Mbrëmjen e djeshme konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharravina, është sulmuar nga një grup djemsh, pa patur një arsye konkrete. Kryefjala.com ka zbuluar se rreth orës 21:30 është sulmuar gjithashtu edhe lokali i Atdheut që ka hapur Tiranë.
Nje grup prej 5 djemsh kanë hyrë brenda lokalit në kohën që çdo gje ka qenë e mbyllur për shkak të orës policore. Ata kanë thyer lokalin, dhe kanë shkaktuar deme materiale, por nuk kanë vjedhur asgjë prej tij.
Pak ditë më parë Atdheu zbuloi në emision se ka marrë disa mesazhe kërcënuese nga persona që supozohej se ishin miqtë e konkurentes tjetër, Sarës. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, por më herët Atdheu tha se ka prova lidhur me kërcënimet që po i bëhen, të cilat do t’i publikonte me kalimin e kohës.
Ai është larguar përfundimisht nga emsioni, ndërsa pak më parë ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku shkruan: “Me thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”.