Një 69 vjeçar mësohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ullishten pas shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pëllumbas, në Njësinë Administrative Lumas në Kuçovë.
Viktima, Bashkimi Harizi, është gjetur i vetëvarur në një nga pemët e ullirit nga familjarët, që kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi u pajetë i të moshuarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku edhe do të kryhet ekpertiza mjeko-ligjore.
Mësohet se viktima kishte vite që vuante nga depresioni dhe në trupin e pajetë të tij nuk ka pasur shenja dhune.
69-vjeçari Bashkim Harizi kishte 3 fëmijë dhe sipas familjarëve të tij, ai pinte ilaçe antidepresive prej 4-vjetësh. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, që janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së kësaj vetëvarjeje.