Çiljeta Xhilaga, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Jashtë Loje”.
Kur u pyet lidhur me disa nga koleget e muzikës, e çfarë do u thoshte atyre publikisht, ajo u shpreh: “Ingrid Gjonit do i thoja që ka qenë dhe është një mikeshë shumë e mirë për mua. Zajminës do i thoja që dhe pse kemi qenë rivale në kohërat e lashta, nga publiku jo me njëra tjetrën, ne kemi mbetur mikesha shumë të mira dhe kemi komunikim shumë të shpeshtë me njëra tjetrën, e është një mikeshë shumë e mirë për mua,” tha ajo.
Kur do të kemi një këngë të re për publikun shqiptar?
“Nuk kam një këngë në plan për momentin. Ndoshta diku nga pranvera, kisha në plan tani për 14 shkurtin, por ndodhi ajo e babit dhe e anullova komplet plus edhe situata e Covid-19. Nuk do jetë bashkëpunim, dua të dal vetëm”, ka thënë këngëtarja.