• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borat, ku e katandise mjekësinë e familjes?!

08:38 : 26/02/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Dr. Erion Dasho 

Borati inaguroi qendrën shëndetësore të Kasharit, vendin ku ofrohet kujdes shëndetësor parësor, apo siç njihet ndryshe mjeksi e familjes. Estetike, e lyer bukur, me pllaka dhe tryeza pune që nuk i shan dot.

Nga jashtë, jam i sigurt se kjo qendër mund të jetë më cilësore edhe se shumë nga qendrat e ngjashme në vendet europiane. Po nga “brenda”? Për koincidencë, këto ditë kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe ku pacientë të njohur dhe të panjohur më kanë konsultuar rreth mjekimit të marrë në Shqipëri për trajtimin e COVID-it. Antibiotikët vazhdojnë të jepen pa asnjë kriter dhe ndjekja e pacientëve lë shumë për të dëshiruar.

Sot, më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë, mjekët e familjes nuk kanë protokolle për trajtimin e COVID, nuk kanë puls-oksimetër për ndjekjen e pacientëve, nuk janë trajnuar si duhet për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor madje nuk kanë as pajisje mbrojtëse për të ruajtur jetën e tyre dhe të pacientëve. Sigurisht, kjo është gjendja edhe për sëmundjet e tjera që duhet të trajtojë mjeku i familjes. Mjekët shqiptarë (jo për fajin e tyre) janë lënë duarbosh në përballjen me sëmundjet. Në Europë, 90 deri 95% e problemeve, zgjidhen në këtë nivel kujdesi.

Në Shqipëri jemi shumë larg. Përse?!

Lexo edhe:

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

Në një qendër të kujdesit shëndetësor parësor nuk të shërojnë muret, por profesionistët dhe teknologjia ku kjo e fundit përfshin pajisjet, medikamentet, protokollet, si dhe njohuritë e aftësitë për t’i aplikuar ato.

Dje Borati tregoi disa pajisje që nga jashtë duken të reja dhe të ndritshme. Nuk dyshoj. Megjithatë, mjeku i familjes nuk ka një set standard pajisjesh që të jetë i njëjtë si në Kashar dhe në Theth, me qëllim që të ofrojë një paketë shërbimesh shëndetësore bazë të unifikuar në gjithë vendin. Ato që duhen “protokolle” sot nuk janë udhëzues të praktikës klinike si në çdo vend europian, por urdhëra për përdorim medikamentesh.

Për institutin e sigurimeve shëndetësore të Boratit nuk ka rëndësi kujdesi shëndetësor gjithëpërfshirës, por thjesht emri i ilaçit dhe përmbajtja e recetës. Sepse aty janë paret, 100 milion dollarët që paguhen çdo vit prej taksave të njerëzve dhe që duhen “shtrydhur” mirë. Po menaxhimi?!

Qendrat shëndetësore të Boratit që ishin gjysmë autonome kur ai erdhi në pushtet në vitin 2013, sot janë centralizuar më keq se në kohën e Enverit. Para pak ditësh publikova një status ku tregohej se si për të transferuar një infermiere duhet të firmosë vetë ministrja e shëndetësisë!

Kjo nuk mbaron këtu! Mjeku i familjes prej kohësh është kthyer në një shkrues. Ai nuk ka autonomi klinike. Ligji e detyron të vulosë symbyllazi recetat e specialistëve. Me projektin e chek-upit të Boratit, mjeku punon falas për koncesionarin, i cili e ka ndërtuar skemën e depistimit mbi punën e papaguar të mjekëve dhe infermierëve.

Mjeku mbahet nën terrorin e gjobës, e cila mund të vijë nga të gjithë anët, për një gabim gramatikor në recetë, për një pasaktësi në dokumentacion dhe sidomos për mosrealizimin e planit të check-upit. Autonomia menaxhuese, klinike, financiare dhe administrative, duhet të jetë e plotë dhe pa kufizime, por ajo i ka lënë vendin centralizimit ekstrem në shtetin e Boratit. Për këtë Borati e ka gjetur një “zgjidhje”. E premton autonominë para çdo fushate zgjedhore. Për ta harruar më pas. Në fund, por jo më pak e rëndësishmja! Në shekullin e 21-të, dixhitalizimi është domosdoshmëri.

Qendrat shëndetësore të Boratit funksionojnë akoma me kartela letre. Mjeku-shkrues, si një nxënës i klasës së parë, shkruan disa herë të njëjtin tekst në dokumente të ndryshëm, në regjistër, në dosjen e pacientit, në kartelën e pacientit dhe në formularin e raportimit! Kartela elektronike, aq e thjeshtë për t’u zbatuar në parësor dhe që mund të zëvendësojë të gjithë këto procese nuk shihet gjëkundi.

Gjatë pandemisë kur nevojitet aq shumë komunikimi në distancë me pacientin, mjekët e Boratit përdornin WhatsApp-in, Messenger-in dhe mesazhet telefonike. Recetat dhe përgjigjet e testeve transmetohen pikërisht në këtë formë. Në mjeksinë bashkëkohore aplikacionet jo-mjeksore janë konsideruar të rrezikshme për t’u përdorur, sepse ato nuk kanë as parametrat e sigurisë dhe as garantojnë fshehtësinë e informacionit.

Për paralelizëm, një koleg dhe mik imi nga Estonia nuk i ka takuar asnjëherë ballë për ballë pacientët e vet, ndonëse kujdeset për ta prej gati 10 vjetësh. Teknologjia e ofron sot këtë mundësi! Duhet thjesht vizioni dhe vullneti për ta zbatuar! Ato që u mungojnë Boratit dhe boratëve!

Përfundimisht, mjeksia e familjes në kohën e Boratit është si gjithçka tjetër e tij. Me shkëlqim nga jashtë, por e kalbur dhe e sëmurë nga brenda. Hap krahun, Borat! Boll e ke mbajtur peng shëndetin dhe jetën e shqiptarëve!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026
BOTA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026
BOTA

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026
Para

Popullsia në pikiatë në 8 qarqe të vendit, kishin shtesë natyrore negative më 2020

TË GJITHA

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet