• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu i Iliba Bezatit/ KPK rrëzon raportet negative për kunatën e Pamela Qirkos

13:55 : 25/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar dy raporte negative, një për pasurinë dhe një tjetër për integritetin, për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Iliba Bezat, kunata e kryetares së institucionit të rivlerësimit, Pamela Qirko.

Treshja gjykuese, e përbërë nga kryesues Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi, ka konkluduar se nuk ka prova konkrete në raportet negative të dorëzuara për gjyqtaren Bezat nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Vendimi për procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Iliba Bezat shpallet në datën 1 Mars, ndërkohë që rezultati duket se është i paravendosur.

Konflikt interesi?

Lexo edhe:

U largua nga Cittadella pas 5 sezonesh, Elhan Kastrati firmos me klubin gjerman

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

Iliba Bezat, gjyqtarja e Apelit të Vlorës me funksionet e kryetares është një familjare e afërt e drejtueses së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko.

“Boldnews.al” kreu verifikimet në Regjistrin e Gjendjes Civile, nga ku rezultoi se gjyqtarja është motra e bashkëshortit të Pamela Qirkos (kunata).

Ky fakt, gjithësesi, nuk përbën në vetëvete shkak për konflikt interesi në kuptimin e ligjit, pasi Pamela Qirko nuk është pjesë e procesit të rivlerësimit për gjyqtaren Iliba Bezat.

Megjithatë, sjellja e trupës së Vetingut, e cila rrëzoi dy raporte negative për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, krijon dyshime të forta për ndërhyrje dhe përfshihet në ato që ligji përkatës i konsideron si “konflikt interesi në dukje”.

Ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave”, shpjegon konceptin e konfliktit në dukje të interesave: “Konflikt në dukje i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit duken, në pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare..”.

Në rastin e Vetingut për gjyqtaren Bezat, të dhënat tregojnë se “interesat e zyrtarit (pra kreut të KPK), “duken, në pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare”.

Përse ekziston ky dyshim? Faktet e paraqitura në seancën dëgjimore për Iliba Bezat kanë elementë të mjaftueshëm për të ngritur pikëpyetje.

Raportet negative

ILDKPKI, si një institucion ndihmës i procesit të Vetingut, ka konstatuar një seri problematikash në pasurinë e gjyqtares Iliba Bezat.

Sipas raportit, të prezantuar nga trupa e KPK-së në seancën dëgjimore të datës 24 Shkurt 2021, ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtarja “kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit”.

KPK i rrëzoi pjesën më të madhe të këtyre gjetjeve, duke konstatuar problematikë vetëm një bilanc negativ në vlerën e 600 mijë lekëve të reja.

Po ashtu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në një raport të dytë drejtuar KPK-së, konstatoi papërshtatshmërinë e gjyqtares për të vijuar detyrën, pasi më parë kishte dhënë një vlerësim pozitiv.

Treshja e rivlerësimit e rrëzoi edhe raportin negativ të DSIK-së për figurën e gjyqtares Bezat, duke krijuar në këtë mënyrë të gjithë premisat për konfirmimin në detyrë të kunatës së kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko.

Lajme të lidhura

SPORT

U largua nga Cittadella pas 5 sezonesh, Elhan Kastrati firmos me klubin gjerman

09:55 : 09/08/2025
AKTUALITET

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

09:54 : 09/08/2025
SPORT

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

09:38 : 09/08/2025
AKTUALITET

Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent

09:37 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

09:25 : 09/08/2025
BOTA

Analiza e CNN: Ja cilat janë pesë skenarët se si mund të përfundojë lu*ta Rusi-Ukrainë

09:17 : 09/08/2025
Para

Dy të arrestuar në Durrës për një grabitje në 2013-ën. Gjobë 10 mln lekë biznesit në Shijak

TË GJITHA

U largua nga Cittadella pas 5 sezonesh, Elhan Kastrati firmos me klubin gjerman

09:55 : 09/08/2025

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

09:54 : 09/08/2025

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

09:38 : 09/08/2025

Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent

09:37 : 09/08/2025

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

09:25 : 09/08/2025

Analiza e CNN: Ja cilat janë pesë skenarët se si mund të përfundojë lu*ta Rusi-Ukrainë

09:17 : 09/08/2025

Broja flet pas firmës 5-vjeçare me Burnley: Mezi pres të shënoj gola dhe t’i entuziazmoj tifozët

09:09 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com