• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari i revoltuar: E përuruat bunkerin? O neo-komunistë, ju zënshin haqet e ish të përndjekurve

16:59 : 19/11/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazetari dhe spikeri Endri Xhafo ka shprehur revoltën kundër Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas inaugurimit të bunkerit që risjell krimet e komunizmit, që ndodhet në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Në një status në Facebook, gazetari Xhafo e quan neo-komuniste klasën drejtuese të qeverisë, “që vetëm inaugurojnë bunkere dhe objekte të kohës së diktaturës komuniste, të cilat risjellin në kujtesë vuajtjet e asaj periudhe të errët”.

Gazetari krahason qeverisjen e kaluar me të tashmen dhe thotë se ndërsa Berisha ndërtoi mijëra kilometra rrugë, kjo qeveri po inauguron vetëm bunkerë e shatërvanë.

STATUSI I GAZETARIT

E përuruat Bunkerin?
E përuruat Bunkerin?! Epo ju zënshin haqet e ish-të përndjekurve, pra! Po nuk ju zënë juve, se s’bie rrufeja në ca vende! Dhe të mos vijë kush të më thotë këtu se ai bunker është vepër arti, sepse nëse ai bunker është vepër arti, unë jam Picasso!
Por mirë more, se ju e mbani veten edhe për sqimtarë, për njerëz të lëçitur, që gjoja merrni vesh nga e bukura; po ai bunker, tani që e zbuluat, është gjëja më “cheap” në mes të qytetit! Një gjë aq “du mauvais goût”, sa nuk duhet të zinte kurrë vend në piacat publike! Idem si kulla phallus e erektuar në mes të Korçës, apo busti i gjoja-Hillarit në mes të Sarandës, që vetëm me Hillarin nuk ngjan! Por mirë more, se ju jeni të çuditshëm ndonjëherë, ju keni qenë edhe në Paris, – përveç që ndonjëri prej jush edhe ka jetuar ca kohë aty, – po hyrja e Katakombave kështu është? Diçka e shëmtuar që gërthet? Apo një hyrje e padukshme dhe misterioze, siç janë vetë tunelet e fshehtë nëntokësorë si ai që gjendet poshtë bunkerit tuaj?

Lexo edhe:

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

Moti i keq përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi

A e keni menduar ndonjëherë se Sali Berisha, makthi i juaj më i madh, përuronte rrugë dhe hidrocentrale, kurse ju po përuroni bunkere dhe shatërvanë? A e keni parë ndonjëherë në këtë prizëm? Unë nuk kam lidhje me Sali Berishën, dhe ata që më njohin e dinë mirë se më shumë shoqëri kam pasur me këta talentet e Bashkisë, sesa me figura të PD-së. Por kjo është e vërtetë: Jeni katandisur që përuroni me tam-tame një bunker që lëndon ndjenjat e 95% të shqiptarëve, ju që talleshit në opozitë me 10 mijë km rrugë të Sali Berishës. Mbase ai 10 mijë s’i bëri, por disa mijëra km, po!

Ne ecim sot në rrugët e Sali Berishës në veri, verilindje, Shqipërinë e mesme, juglindje dhe jug! Po ju, ç’keni bërë ju? Ju zgjoni kujtimet e Qoftëlargut me festat neo-komuniste të tipit Peza n’Fest dhe me bunkerin në mes të Tiranës! Unë nuk jam nostalgjik i Berishës, sepse mendoj që ai e kreu kohën e vet. Unë nuk mendoj as edhe që Luli është shpresa e vetme e këtij kombi, sepse Luli është shumë “funny” për t’u marrë seriozisht! Por fatkeqësia e këtij vendi, që ka shkuar prej kohësh për lesh, është se ju jeni bërë në 2-3 vjet ajo që Berisha u shndërrua në 8! Dhe, për më tepër, tani, përveçse se politikisht dhe ekonomikisht, jeni bërë edhe simbolikisht të urryer! Mjerë ne ku na ka rënë për hise të rrisim fëmijët tanë!

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

08:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

Moti i keq përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi

08:33 : 04/11/2025
BOTA

Publikoi videon ku ushtarët abuzonin s*ksualisht me të burgosurin palestinez, arrestohet avokatja e IDF

08:29 : 04/11/2025
AKTUALITET

Studimi i BE-së për lëndët e para, ja zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

08:15 : 04/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:09 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

07:59 : 04/11/2025
Para

Zbardhet dëshmia e vëllait të biznesmenit: “Më kërkoi një armë disa ditë para ngjarjes”

TË GJITHA

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

08:44 : 04/11/2025

Moti i keq përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi

08:33 : 04/11/2025

Publikoi videon ku ushtarët abuzonin s*ksualisht me të burgosurin palestinez, arrestohet avokatja e IDF

08:29 : 04/11/2025

Studimi i BE-së për lëndët e para, ja zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

08:15 : 04/11/2025

Këmbimi valutor 4 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:09 : 04/11/2025

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

07:59 : 04/11/2025

Mos harroni çadrën, si parashikohet moti për ditën e sotme

07:48 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com