• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid-19 i merr jetën kolosit të poezisë dhe këngës arbëreshe, Zef Kakoca (Foto)

14:58 : 20/02/2021
në AKTUALITET, SHOW BIZ

Kolosi i poezisë dhe këngës arbëreshe, Zef Kakoca, ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije këngëtari Ilir Shaqiri.

Zef Kakoca, prej disa ditësh, ishte në betejë me Covid-19, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte. Kakoca është bërë i njohur si një nga kollonat kryesore që luftoi në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Itali.

Postimi i plotë i Shaqirit:

Kambanat arbëreshe sot na e dhanë kumtin e trishtueshëm. Flamujt e komunitetit artistik arbëror janë ulur në gjysmështizë, është ndarë nga jeta poeti, kantautori, artisti i madh arbëresh Zef Kakoca. Ai u lind në Shën Mitër – Korone të Kalabrisë me 27 shtator, 1957.

Lexo edhe:

Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO)

EMRI/ Emërohet drejtoreshë e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

Bëri studimet klasike te Kolegji i Shën Adrianit, aty ku mësoi dhe ligjëroi De Rada i madh. Universiteti i Kalabrisë i dha titullin profesor në Gjuhë dhe Letërsi të huaj, duke mbrojtur suksesshëm disertacionin mbi veprën e Fan Nolit. Punën e vazhdoi si profesor i gjuhës franceze në Rossano, ku dhe banonte.

Si autor, kompozitor dhe këngëtar fitoi gjashtë herë Festivalin e Këngës Arbëreshe, në të cilin ka qenë dhe drejtor artistik për katër vjet. Recitalet muzikore – teatrale “De Rada dhe Milosao” me grupin artistik “Zjarri i Ri”, “Rrënjat e Arbërisë” (Le radici dell’ Arbëria), “Udhëtimet e Arbërisë” (I percorsi dell’ Arbëria) dhe “Homazh De Radës”, ishin produkt i shpirtit dhe mendjes së tij brilante.

Aktivitetet kulturore, artistike e teatrale i shtriu në të gjitha katundet arbëreshe dhe këndej detit: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Nga publiku dhe nga kritika është konsideruar personaliteti më artbërës dhe përfaqësuesi më autentik i këngës poetike arbëreshe, përçues dinjitoz i traditës, historisë dhe kulturës arbërore.

Ka qenë kryetar i shoqatës “Arbitalia”, e para gazetë arbëreshe on line (ëëë.arbitalia.it). Në vitin 2009, në Napoli të Italisë mori, “Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Kreativitetin”, çmim që u jepet personaliteteve të larta të kulturës mesdhetare.

Deri sot ishte anëtar i Komitetit Shkencor për Vlerësimin e Komuniteteve Arbëreshe në Zyrën Rajonale në Kalabri (Ministria e Arsimit). Anëtar i Komitetit Shkencor në Institutin Regjional të Kalabrisë për Komunitetin Arbëresh.

Kryetar i Shoqatës Arbëreshe në Corigliano-Rossano.

Drejtues i librit digjital “Le Perle di Arber”.

Në vitin 2015, u laureua me titullin “Naim Frashëri i Artë”, nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2017, botoi romanin e parë “La Terra di Yll”.

Në vitin 2017, u bë anëtar i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës.

Zefi la pas vetes shumë këngë të bukura arbëreshe, la përmbledhje poezish të botuara e të pa botuara, la romanin e radhës përgjysmë, la këngë të nisura, ashtu siç la përgjysmë URËN MBI DET, një projekt që e nisem bashkë viteve të fundit dhe që na lumturonte fort.

Na e le këngën ngrirë në buzë, o vëlla… Më fal për këto dy kokrra loti…, se edhe shqiponjat ndalen fluturimin, duke parë shpirtin tënd të bardhë tek merr udhë nëpër qiell… Lamtumirë!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO)

20:41 : 31/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Emërohet drejtoreshë e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

20:31 : 31/07/2025
SPORT

Tirana barazon në miqësoren ndaj ekipit grek, shënon blerja e re

20:29 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025
SPORT

Tetova nuk e ndryshon formacionin fitues, ja si rreshtohen Egnatia dhe Dinamo Minsk

20:19 : 31/07/2025
SPORT

Formacionet zyrtare të sfidës Vikingur-Vllaznia, trajneri Martini bën vetëm një ndryshim

20:02 : 31/07/2025
Para

VIDEO/ Nuk kishte vënë maskë, efektivët e policisë dhunojnë të riun në mes të Tiranës

TË GJITHA

Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO)

20:41 : 31/07/2025

EMRI/ Emërohet drejtoreshë e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

20:31 : 31/07/2025

Tirana barazon në miqësoren ndaj ekipit grek, shënon blerja e re

20:29 : 31/07/2025

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025

Tetova nuk e ndryshon formacionin fitues, ja si rreshtohen Egnatia dhe Dinamo Minsk

20:19 : 31/07/2025

Formacionet zyrtare të sfidës Vikingur-Vllaznia, trajneri Martini bën vetëm një ndryshim

20:02 : 31/07/2025

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

19:58 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com