E bujshme në Milano! Inter po shpreson se mund të bindë legjendën Steven Gerrard të zgjasë edhe pak karrierën e tij si futbollist duke vendosur për t’u transferuar në Serie A.
Ky është lajmi që vjen nga britanikja “The Independent”. Ish-mesfushori i Liverpool-it është rikthyer në treg, pasi përfundoi aventurën e tij në Major League Soccer me LA Galaxy-n, i mposhtur në ndeshjen e tij të fundit nga sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi.
Trajneri i “Të kuqve”, Jürgen Klopp, e ka mirëpritur publikisht 36-vjeçarin në “Anfield”, por kjo nuk e ndal këtë të fundit të zgjedhë një destinacion tjetër.
Inter planifikon t’i ofrojë veteranit një kontratë për huazim deri në fund të sezonit.
Trajneri i ri i skuadrës zikaltër, Stefano Pioli, ka nevojë për një lider në mesfushë, sepse i duhet të sjellë një ndryshim të shpejtë pas largimit të holandezit Frank de Boer. Gjithçka mund të ndodhë.