Avokati Altin Goxhaj tha në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News se ka qenë anëtar bordi i Fondacionit Soros, tashmë një armik i hapur i tij.
Sipas Goxhajt, qëllimi përfundimtar i këtij fondacioni në Shqipëri është të krijojë elita politike mediokre me qëllim kontrollin më të lehtë të tyre.
Avokati Altin Goxhaj tha në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News se ka qenë anëtar bordi i Fondacionit Soros, tashmë një armik i hapur i tij. Sipas Goxhajt, qëllimi përfundimtar i këtij fondacioni në Shqipëri është të krijojë elita politike mediokre me qëllim kontrollin më të lehtë të tyre.
Teologu Ermir Gjinishi flet për institucionet e Lëvizjes së Fetyllah Gylen, duke theksuar se qëllimet e tij janë tërësisht të fshehta. Ai thotë se Gylen nuk figuron në asnjë kompani, por i kontrollon të gjitha.
Aktivistja e njohur e shoqërisë civile, Elsa Ballauri mendon se problemet e shumta janë kryesisht në vendet ish-komuniste dhe është mentaliteti i tyre ajo që i ka lënë mbrapa.
Ndërkohë, analisti Afrim Krasniqi thotë se shqiptarët besojnë shumë tek teoritë konspirative, duke theksuar se kjo i kujton atë historinë e Katovicës sikur janë mbledhur ca burra ka vendosur për 50 vitet e ardhshme.
Botuesi Alfred Cako thotë se Soros përfaqëson shoqërinë Fabian, duke shtuar se kjo organizatë synon krijimin e socializmit botëror.
Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ilir Kalemaj tha se Shqipëria është vend periferik dhe as zgjedhja e Donald Trump President nuk do të ketë ndonjë rol në vende periferike. Ai tha se Soros po krijon Aleancën Demokratike me 100 miliarderë.
Intervista:
Gonxhaj: Në vitet 2000 kam arritur të konstatoj nga brenda duke qenë drejtuesi i Këshillit Rinor, kishim njerëz edhe shkollat e fshatit, më propozuan dy anëtarë të bordit që unë të isha anëtar i Fondacionit se një tjetër do largohej. U futa me shumë qejf sepse isha pjesë e një strukture që të jepte mundësi financiare.
Kur jam futur brenda, pashë me sytë e mis se aty nuk kishte asnjë rregull demokratik në një institucion që quhet donator, ishte thjesht mbështetje personale e njerëzve të caktuar. Në atë kohë njihesha si person që mbështesja Edi Ramën. Për atë kohë, dera mu hap. Mjafton që aktivitetet të bëheshin në mbështetje të Edi Ramës, në atë kohë ministër Kulture. Pashë që çdo shqiptar që bënte aktivitet për të promovuar këtë ministri që drejtohej nga Edi Rama e kishte çekun e bardhë.
Me një gjysmë faqe letër merrje 10 milionë lekë, 20 milionë lekë të vjetra. Në vitin 2003 kam parë se si ishin një grup personash që promovoheshin në Shqipëri. Kur kam dhënë dorëheqje në sytë e tre deputetëve të Parlamentit shqiptar; unë jam dorëheqjen sot se nuk dua të bëj më pis emrin tim në strukturën më të korruptuar që më kanë zënë ndonjëherë sytë, një strukturë e cila nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm se të shkatërrojë shoqërinë civile shqiptare, e cila ka interesa okulte.
Hila: Kur e rrezikojnë Shqipërinë?
Gonxhaj: Po të shikosh nga viti 2003 deri në vitin 2016, rasti më tipi është i Erion Veliajt. Krijohet një mekanizëm, futesh në shoqëri civile dhe krijon një besim qytetar.
Hila: Në bordin e këtij fondacioni ka njerëz që kanë goxha eksperiencë njerëzore… Ismail Kadare, Ylli Popa,
Gonxhaj: Po të hysh në strukturën e fondacionit, nuk ka fare rëndësi kush është në bord. Një fondacion funksionon në parimet e reputacionit. Nuk mund të ketë fondacion që të ketë peshë në vend po nuk pat reputacion.
Reputacioni janë pikërisht ata njerëz reputacion publik. Fondacioni funksionon me një strukturë ekzekutive. Ku janë gjërat e këqija? Të shkretosh elitat e një vendi. Të krijosh elita mediokre. Mbasi krijon këto lloj elitash, me anë të tyre kontrollon një vend. Shqipëria ka votuar për herë të parë kundër Izraelit në 26 vjet me urdhër të Xhorxh Soros për Edi Ramën.
Ballauri: Mos ndoshta çdo gjë që vjen në Shqipëri merr fytyrë shqiptare?
Goxhaj: Është Ukraina.
Ballauri: Janë vende ish-komuniste dhe kanë të njëjtat probleme. Në qoftë se Sorosi ka ardhur me idenë që të krijojë elita, le t’i krijojë. Se ato elita bëhen të gabuara, gabojnë. Të gjitha vendet që përmende filluan një jetë dhe një sistem të ri, i cili nuk mund të ishte asnjëherë prefekt. Ke të bëjmë me një mbartje të një psikologjie që te ne ishte shumë e keqe. Unë nuk e kuptoj që t’i ke qenë aq optimist se do t’i vijë Shqipërisë një Soro dhe do t’i heqë para.
Hila: Si homolog me Soros, kemi rastin e Gylen.
Gjinishi: Ndryshe nga fondacionet e tjera të hapura të shoqërisë civile, organizimi i Gylenit është tërësisht okult. Gyleni nuk figuron në asnjë kompani, në asnjë organizatë, ndërkohë që menaxhon me duar të fshehta të gjitha këto. Ky njeri është një ish-klerik. Zakonisht njerëzit e fesë nuk akumulojnë sasira të mëdha parash. Ky shkon dyfishi i Soros. Kjo është e habitshme. Ky ka ngritur një perandori fetare, financiare, etj, të cilat i përdor për interesa të veta. Edhe kemi nevojë për shoqërinë civile. Këto kanë edhe fondacione që shfaqen si shoqëri civile. Shoqëri civile nënkupton pjesëmarrje, të cilat grumbullohen nëpërmjet interesave të përbashkëta. Këto shoqata që janë produkt i këtij vizioni, shfaqen ndërkohë që nuk janë ngritur nën frymën e shoqërisë civile, nuk kanë bazën, nuk përfaqësojnë interesat. Në Shqipëri, te shoqëria civile shohim të njëjtët fytyra, si në politikë.
Hila: Shoqëria civile nuk është e detyruar të bëjë qarkullimin. Një veprimtar mbet i tillë deri në vdekje.
Gjinishi: Flasim për shoqata, jo individë
Ballauri: Ama edhe individët janë pjesë e shoqërisë civile, edhe intelektualët e lirë të cilët nuk janë pjesë e shoqatave. Ndonjëherë, shoqëri civile është pjesë e organizatave. Nuk është ashtu…
Gjinishi: Iniciativat individuale kanë qenë shumë herë më të fuqishme. Në qoftë se do të kishim një zë të fuqishëm sigurisht do të bënte trysninë e duhur institucioneve. Unë e kam ngritur këtë shqetësim para 5 vjetësh që nuk ka lidhje me debatin e Erdoganit. Gyleni është akuzuar për grusht shteti që në vitin 1999, kur nuk ka qenë fare në skenën politike Erdogani. Ajo që lidh unë në këtë mes, në rastin e grushtit të shtetit këtu pat një angazhim të fuqishëm që nisën ta manipulonin situatën.
Hila: Edhe unë kam qenë nga ata që më janë dukur të ekzagjeruara veprimet e Erdoganit.
Kemi një përhapje të frikshme të këtyre fondacioneve…por kemi edhe fondacionet fetare. Pse është një përhapje kaq e madhe? Kemi edhe fondacione shtetërore.. A janë rrezik për vendin tonë?
Krasniqi: Unë punoj me disa fondacione gjermane që nga viti 1991, por dallon shumë nga fondacionet për të cilat po flasim. Ato kontrollohet nga shteti përkatës. Ndërsa në rastin konkret, janë individë që kanë sipërmarrje që janë pro ose kundër qeverive të caktuara. Është një konflikt i Turqisë që po përhapet edhe në Shqipëri. Kjo më duket absurde. Deri dje ka qenë bashkëpunëtori tjetër më i afërt. Ne vuajmë shumë nga tezat konspirative. Më kujtojnë Historinë e Katovicës që janë mbledhur ca burra dhe kanë vendosur për 50 vitet e ardhshme.
Ekzistojnë shumë teori konspirative. Në thelb demokracia liberale që duam të bëjmë, është një shoqëri e hapur dhe mekanizmat e fondacioneve janë me të vetmet mekanizma funksionalë. Dy javë më përpara, Bashkimi Evropian miratoi një fond të ri për Shqipëri prej 8 mln euro. 4 mln euro janë të destinuar për mediat dhe 4 mln për shoqërinë civile. Se kush janë partnerët është çështje e Brukselit. Shoqëria civile në Shqipëri kërkon burime financimi dhe financimi varet nga donatorët.
Nuk besoj se Shqipëria bën pjesë në atë elitën e madhe globale se kush do të jetë në politikë. Financuesit kryesor të politikanëve në Shqipëri nuk janë donatorët, janë politikanët për njëri-tjetrin, qeveritë për njëra-tjetrën. Çdo qeveri e majtë ka financuar politikan të djathtë dhe anasjelltas për t’i pasur. Është krijuar një rreth që në fund fare janë të njëjtit njerëz. Kjo për mua përbën shqetësim. Legjislacioni ynë është abuziv ndaj shoqërisë civile, ndër më të ashprit në Evropë.
Cako: Soros përfaqëson shoqërinë Fabian
Cako: Soros përfaqëson shoqërinë Fabian. Çfarë është shoqëria fabian? Është themeluar në vitin 1884 në Britani dhe janë ata që më vonë themeluan shkollën e famshme sot më të famshme në Britani “LSE”.
Ajo është themeluar nga një çift aristokratësh britanik. Aty ka qenë i përfshirë edhe Xhorxh Orwell, i cili ka botuar librin 1984. Kjo shoqëri ku është i përfshirë edhe Sorosi, parashikonte në 100 vjet që vendosej socializmi botëror. Atë që ka parashikuar Platoni.
Të gjithë këta janë platonistë. Mirëpo, lind ai konflikti që thuhet edhe në Bibël. Kur u përpoqën të krijonin Kullën e Babilonisë dhe të prishin planin irracional që ka krijuar Krijuesi, ai ua prishte planin shumë shpejt. Gjithçka rifillonte nga e para. Unë kam frikë se jemi duke shkuar drejt kësaj qeverisje botërore, por Krijuesi do ta prishë. Do të jetë iracionale jo racionale siç duan këta. Xhorxh Soros është frontmeni i elitës financiare botërore.
Kalemaj: Soros po krijon Aleancën Demokratike me 100 miliarderë
Kalemaj: Bëri një bast shumë të madh. Nëse ishte zgjedhur zonja Clinton, ai do të ndihej komod në politikën e jashtme. Ajo që ndodhi ishte e papritur për të dhe për një pjesë të mirë të klasës drejtuese. Asnjë nuk ishte shprehur me një gjuhë kaq të fortë në CNN duke e konsideruar fatkeqësi. Ne i kemi mëshuar shumë faktin të zgjedhjes së Trump thua se kjo do të ndryshojë ndonjë gjë. Ne nuk kemi luksin të dalim në formë provokuese në arenën ndërkombëtare.
Në SHBA, Soros ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të kandidates Clinton. Ai ka mbledhur gjithë krerët demokrat së fundi për të krijuar Aleancën Demokratike me 100 miliarderë. Ashtu sikurse nga ana tjetër, janë vëllezërit Koç mbështetës shumë të fuqishëm republikanë dhe shumë më të fuqishëm nga Sorosi. Janë më pak publik. Apo Blumberg.
/Ora News/