• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e mashtrimit me 1 mln dollarë, në burg 3 biznesmenë kromi

20:31 : 17/11/2016
në AKTUALITET

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtruese financiare në fushën e kromit, me një vlerë rreth 1 milion dollarë, për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit në burg për shtetasit Sokol Nasufi, Mehmet dhe Rexhep Dauti.

Vendimet e gjykatës ndaj këtyre personave janë ekzekutuar pasditen e së enjtes nga ana e forcave të policisë.

Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013.

Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, Njësia Task-Force, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se:

Sokol Nasufi, në cilësinë e administratorit të kompanive “Eurospeed Transh Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Minerals Group” sh.p.k., ka bashkëpunuar me subjektin “Elidon 6”, nën administrimin e vëllezërve Mehmet dhe Rexhep Dauti, në aktivitetin e shit-blerjes së kromit.

Lexo edhe:

Kriza politike në Francë, 64% e francezëve duan që Macron të largohet

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar, një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

Ndërmjet dy palëve në marrëveshje tregtare, pra kompanive të Nasufit nga njëra anë dhe kompanisë së vëllezërve Dauti nga ana tjetër, ka pasur një mosmarrëveshje civile, për pagesën e munguar të 6 faturave, në  vitin 2013. Nga ky proces civil, kanë rezultuar të dhëna shtesë, të cilat i kanë ardhur në ndihmë hetimit, pasi ka rezultuar e provuar se kompanitë kanë përdorur fatura fiktive.

Në bazë të të dhënave hetimore, rezulton se sasia e kromit e shënuar në faturat e shitjes të subjektit Elidon 06, është një sasi kromi e vjedhur ( e grumbulluar në mënyrë të kundraligjshme)  nga dy subjektet tregtare“Eurospeed Transh Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Minerals Group” sh.p.k.. Ndërsa subjekti  “Elidon 06” është përdorur  për të bërë dokumentimin e mallit krom, duke qenë se ka liçensë minerare dhe është subjekt që ushtron aktivitet në këtë fushë për lëshimin e faturës së shitjes.

Pasi ka kryer këto veprime, shtetasi Mehmet Dauti, ka prishur bashkëpunim me shtetasin Sokol Nasufi dhe, në kushtet kur shoqëria e tij, për shkak të veprimeve të paligjshme është ngarkuar me vlera të larta detyrimi, ai ka paraqitur kallëzim penal kundër Nasufit.

Gjithashtu, Mehmet Dauti i është drejtuar civilisht edhe gjykatës, ku ka kërkuar arkëtimin e faturave fiktive. Kjo lëvizje dyshohet se është një manovër për të shmangur përgjegjësinë penale, si dhe detyrimet tatimore.

Në mënyrë të përmbledhur, gjetjet e deritanishme nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, janë:

– Rezulton se subjekti “Elidon 06”,  në periudhën tatimore Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht të vitit 2013 ka kryer blerje të shumta nga subjekte të ndryshëm tregtarë, kryesisht blerje të cilat nuk i kanë shërbyer aktivitetit. Këto mallra që sipas faturave janë bërë blerje nga ky subjekt, nga ana e kontrollit tatimor nuk i janë gjetur gjëndje dhe për këtë arsye nga grupi i kontrollit i janë bërë shitje, duke i nxjerrë detyrime tatimore në vlera të larta për këtë subjekt.

– Kjo periudhë përkon me periudhën të cilën ky subjekt ka realizuar shitje për dy subjektet “Eurospeed Trans Chrom” dhe “ Euro Trade Minerals”.

– Ka blerje nga subjekte të rretheve të ndryshme, ndërkohë që subjekt e ka selinë në Tiranë, por realisht e ushtron aktivitetin në Has. Këto blerje janë kryesisht me vlera 300,000 lekë, për të cilat sipas ligjit të kohës, lejohej shitja me para në dorë, por disa nga subjektet nuk e kanë pranuar që kanë shitur;

– Nga verifikimi i situatave financiare të deklaruara në tatime, të subjekteve  “Eurospeed Trans Chrom”, “Euro Trade Minerals” dhe “Elidon 06”, rezulton se këto subjekte i kanë deklaruar në tatime 6 faturat objekt hetimi, si në librat e blerjes dhe shitjes, në FDP-të dhe të përfshira në bilancet e tyre.

– Si rezultat e veprimeve të kryera, shtetasit dhe subjektet  nën hetim, rezultojnë detyrime të papaguara nga shoqëria “ Elidon 06” në vlerën 92.346.977 lek

Në vijim të hetimeve të kryera, Prokuroria e Tiranës kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Sokol Nasufi, si edhe për Mehmet dhe Rexhep Dauti, të dyshuar për veprat penale të “Krijimit të i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,  dhe “Falsifikimit të dokumentave” të kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e kromit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

Lajme të lidhura

BOTA

Kriza politike në Francë, 64% e francezëve duan që Macron të largohet

19:49 : 09/09/2025
BOTA

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar, një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

19:37 : 09/09/2025
SPORT

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Letoni, ja si rreshtohen kuqezinjtë

19:25 : 09/09/2025
BOTA

Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

19:11 : 09/09/2025
BOTA

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025
BOTA

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025
Para

78-vjeçari zgjohet pas atakut kardiak dhe zbulon që dinte të luante në piano

TË GJITHA

Kriza politike në Francë, 64% e francezëve duan që Macron të largohet

19:49 : 09/09/2025

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar, një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

19:37 : 09/09/2025

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Letoni, ja si rreshtohen kuqezinjtë

19:25 : 09/09/2025

Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

19:11 : 09/09/2025

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com