Drejtuesi politik i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me videon 3D që publikoi Rama nga Durrësi.
‘Pasi “ndërtoi” një ishull në Osum të Beratit, katër aeroporte e dy aerodrome duke filluar nga Kukësi në Vlorë e Gjirokastër ; dy resorte dimërore super luksoze në Shistavec e në Korçë ; rrugë , ura e tunele në të gjithë Shqipërinë…sot në 30 sekonda “transformoi” edhe Durrësin !!!’, shkruan Paloka në Facebook.
Duke denoncuar mashtrimet e dala boje të Ramës, Paloka ka denoncuar gjendjen e ndërtesave të prekura nga tërmeti në lagjen 13, ku pas më shumë se një vit nga tragjedia, akoma nuk i është dhënë zgjidhje.
‘Sot po përmend vetëm një element; gjendjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti gati një vit e gjysëm pas tërmetit. Janë marrë mbi një miliard euro nga BE e donatoret dhe Rama del përditë në media duke bërë propagandë për “rindërtimin”, thekson Paloka.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Durresi i “rilindjes” -Propaganda dhe realiteti
Rama ka postuar edhe sot nje video ne 3D ; Si do transformohet Durresi…
Pasi “ndertoi” nje ishull ne Osum te Beratit, kater aeroporte e dy aerodrome duke filluar nga Kukesi ne Vlore e Gjirokaster ; dy resorte dimerore super luksoze ne Shistavec e ne Korce ; rruge , ura e tunele ne te gjithe Shqiperine…sot ne 30 sekonda “transformoi” edhe Durresin !!!
Duhet te kesh pafytyresine e Rames qe te vazhdosh edhe pas tete vitesh te mashtrosh me te njejtat menyra te dala boje. Ky njeri ose i mendon njerzit komplet budallenj ose ka rrjedhur komplet vete ne se pret qe shqiptaret te vazhdojne ta besojne!
Nderkohe qe Rama tallet me video ne 3D, e vazhdon me propagande boshe, durrsaket perjetojne nje realitet krejt tjeter.
Sot po permend vetem nje element; gjendjen e ndertesave te demtuara nga termeti gati nje vit e gjysem pas termetit. Jane marre mbi nje miliard euro nga BE e donatoret dhe Rama del perdite ne media duke bere propagande per “rindertimin” . Po ja kush eshte gjendja e ndertesave te demtuara nga termeti vetem ne nje lagje te Durresit, ne lagjen 13.