Trupi i pajetë i një të riu është gjendur i pajetë sot në mëngjes në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjares. Viktima është identifikuar si F.Kanushi 27 vjeç.
Nga këqyrja e parë, ai rezulton i qëlluar me armë, cfarë i ka shkakuar edhe vdekjen. Nuk ka ndonjë version zyrtar të policisë, e cila nuk përjashton as pistën e vetëvrasjes. Policia është duke hetuar për ngjarjen, ndërkohë që mësohet se po merren në pyetje edhe familjarë të tij.