Athletic Bilbao është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Mbretit. Pas Barcelonës, Levantes dhe Sevilla, ishte radha e klubit bask për t’u kualifikuar, ndërsa e bëri diçka të tillë vetëm falë lotarisë së 11-metërshave.
Çerekfinalja ndaj Betis u mbyll në barazim 1-1, duke çuar skuadrat në shtesë, nga ku sërish nuk pati fitues.
Nga pika e bardhë, Bilbao shënoi në të gjitha penalltitë, ndryshe nga Betis, që realizoi vetëm në një rast. Me katërshen tashmë të kompletuar, skuadrat spanjolle drejtojnë sytë nga shorti i sotëm, ku do të mësojnë se si do të pozicionohen në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.