• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Përndjekja e Luana Vjollcës prej një viti, zbardhet urdhri i prokurorit: I kanë shkaktuar gjendje ankthi e frike

13:46 : 05/02/2021
në KRONIKE, SHOW BIZ

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, përfundoi në Prokurori disa ditë më parë dhe për shkak të një personi që e përndiqte dhe i sillte shqetësime.

Prezantuesja e ka denoncuar këtë person dy herë në Polici, pasi është shprehur se i ishte kthyer në burim stresi. Ndërsa më datë 2 shkurt, prokurori Enklid Gjini ka urdhëruar regjistrimin e procedimit penal.

Në urdhër theksohet se Luana Vjollca ishte paraqitur edhe me datë 1 shkurt dhe ka kallëzuar se shtetasi Ajdin Morina e kishte shqetësuar shumë me përndjekje dhe aktualisht ishte në një proces gjyqësor, me të cilin nuk kishte mbaruar akoma dhe nuk ishte marrë ndonjë vendim në lidhje me kallëzimin e saj të parë.

Burime nga Policia thanë se pas denoncimit që Vjollca kishte bërë në organet ligjzbatuese, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e të dyshuarit.

Ky i fundit u arrestua më 2 shkurt, teksa tentonte të largohej në drejtim të Kosovës. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase”, tha në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

URDHER PER REGJISTRIMIN E PROCEDIMIT PENAL

Në Tiranë, viti 2021, muaji shkurt, data 02. Unë Enklid Gjini, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi studiova aktet e kallëzimit penal nr. 1336, konstatova: Më datë 01.02.2021, rreth orës 21:30 është paraqitur shtetasja Luana Vjollca, e cila ka kallëzuar se shtetasi Ajdin Morina e kishte shqetësuar shumë me përndjekje dhe aktualisht ishte në një proces gjyqësor, me të cilin nuk kishte mbaruar akoma dhe nuk ishte marrë ndonjë vendim në lidhje me kallëzimin e saj të parë.

Ajo kallëzoi se shtetasi Ajdin Morina ka qenë më datë 31.01.2010 në rezidencën ku banon shtetasja Luana Vjollca, por nuk e kishin lënë shërbimet e sigurisë që ai të hynte. Shtetasi Ajdin Morina ishte larguar pas disa kohësh, por ai kishte kërkuar që të takohej me Luanën pasi ishte një fans i saj.

Më datë 01.02.2021, rreth orës 14:20, ai kishte qenë sërish te vendi i punës së Luana Vjollcës, pikërisht te “Top Channel”, ku kishte tentuar që të hynte për të takuar Luanën, por nuk e kishin lënë që të hynte shërbimi i sigurisë.

Shtetasi Ajdin Morina i dërgonte asaj e-mail-e që prej një viti, gjë që i kishte sjellë asaj shqetësim të madh. Ky shtetas i ka shkruar edhe në rrjete sociale, por pasi Luana e ka bllokuar, ai ka filluar që t’i shkruajë në e-mail-in e punës që e ka të afishuar në “Instagram”.

Me anë të këtyre mesazheve në e-mail, ai i shprehej se ajo do të ishte e tij me zor, si dhe kishte terrorizuar familjarët e saj. Shtetasja Luana Vjollca ka deklaruar se Ajdin Morina është bërë një shqetësim për të, pasi ajo nuk mund të jetojë një jetë normale dhe për këtë ka punësuar një truprojë që ta shoqërojë, pasi ky shtetas i ka shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Në lidhje me këtë shtetas ka rezultuar se nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur akuzë ndaj tij për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a/1 i Kodit Penal dhe çështja është dërguar për gjykim.

Nga sa më sipër rezulton se shtetasin Ajdin Morina, megjithëse është dërguar për gjykim për këtë vepër penale në dëm të shtetases Luana Vjollca, ka vazhduar me përndjekjen e tij ndaj saj, duke shkuar te vendi i punës, duke shkuar në banesën e saj dhe duke vazhduar të kryejë veprime që krijojnë gjendje ankthi dhe frike.

Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe të veprës penale, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale dhe të personave që kanë kryer veprën penale, është e domosdoshme kryerja e hetimeve të nevojshme lidhur me ushtrimin e përndjekjes.

/Panorama.al/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Qëlloi me armë punonjësin e një klubi, ekstradohet drejt Gjermanisë kosovari i kapur në Shqipëri

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com