Shefi i fuqishëm ushtarak i Mianmarit, Gjenerali i lartë, Min Aung Hlaing është në qendër të vëmendjes pasi politikanët nga partia në pushtet, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) u arrestuan dhe ushtria njoftoi se po e merrte pushtetin.
Ushtria e Mianmarit njihet se punon larg syve të publikut dhe madje vëzhguesit e sofistikuar kanë pak informacione për punën e brendshme.
Këtu janë disa fakte kryesore në lidhje me udhëheqësin e saj dhe rolin e fuqishëm të ushtrisë në sistemin politik:
Min Aung Hlaing, 64 vjeç, u largua nga ndikimi politik kur filloi të studionte për drejtësi në Universitetin Yangon në vitet 1972-1974. Ndërsa studentët e tjerë iu bashkuan protestave, Min Aung Hlaing bëri kërkesë vjetore për t’iu bashkuar universitetit kryesor ushtarak, Akademisë së Shërbimit të Mbrojtjes (DSA), por iu bashkua akademisë në kërkesën e tretë, më 1974.
“Ai u gradua me ritme të ngadalta”, tha shoku i klasës, duke shtuar se ai ishte befasuar kur pa Min Aung Hlaing, fitoi disa nga gradat më larta.
Ai u bë komandant i Byrosë së Operacioneve Speciale-2 në 2009.
Ai mbikëqyri operacionet në pjesën veri-lindore të Mianmar, të cilat detyruan mijëra refugjatë të pakicave etnike që të largoheshin nga provinca lindore Shan dhe rajoni Kokang, përgjatë kufirit kinez.
Pavarësisht akuzave për vrasje, përdhunim dhe zjarrvënie kundër trupave të tij, Min Aung Hlaing në gusht 2010 u bë shefi i përgjithshëm i shtabit. Më pak se një vit më vonë, atij iu caktua posti i lartë i ushtrisë përpara gjeneralëve më të vjetër, duke lënë pas udhëheqësin Than Shwe si komandant i përgjithshëm në mars 2011.
Ndikimi politik dhe ‘gjenocidi’
Min Aung Hlaing filloi mandatin e tij si shef ushtarak ndërsa Myanmar kaloi në demokraci në 2011 pas dekadave të sundimit ushtarak, por mbeti i etur për të ruajtur pushtetin e Tatmadaw.
Ndikimi i tij politik dhe prania e mediave sociale vazhdonte të rritej. Në 2016, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi erdhi në pushtet.
Pavarësisht nga ndryshimi, Tatmadaw kishte 25% të vendeve parlamentare ndërsa i rezistoi përpjekjeve të NLD për të ndryshuar kushtetutën dhe për të kufizuar fuqinë ushtarake.
Një goditje ushtarake e vitit 2017 në Mianmar, detyroi më shumë se 730,000 myslimanë Rohingya të zhvendoseshin në Bangladeshin fqinj. Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se operacioni ushtarak i Mianmarit përfshinte vrasje masive, përdhunime në grupe dhe zjarrvënie, dhe u cilësua si një “synim për gjenocid”.
Gjithashtu më 2019, hetuesit e OKB-së kërkuan nga udhëheqësit botërorë të vendosnin sanksione financiare, që do të kishin në cak kompanitë e lidhura me ushtrinë.
Spekulimet për një grusht shteti u rritën në mes të bllokimit midis qeverisë dhe forcave të armatosura. Më 27 janar Min Aung Hlaing paralajmëroi se “kushtetuta do të shfuqizohet, nëse nuk ndiqet”, duke përmendur shembullin e grushteve të mëparshme ushtarake në 1962 dhe 1988.
Sidoqoftë, në mëngjesin e 1 Shkurtit, Tatmadaw arrestoi Këshilltaren e Shtetit Aung San Suu Kyi, Presidentin Win Myint dhe udhëheqës të tjerë të lartë dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme një-vjeçare.
Në një takim të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të udhëhequr nga ai, tha se do të hetojë pretendimet për mashtrim dhe do të zhvillojë zgjedhje të reja, duke zhvlerësuar në mënyrë të efektshme fitoren e NLD.
Min Aung Hlaing fillimisht duhej të largohej si komandant i përgjithshëm pasi arriti moshën e pensionit 65 vjeç në korrik të këtij viti, por tani i ka krijuar vetes mundësinë të qëndrojë edhe një vit në pushtet – dhe potencialisht më të gjatë -me kthimin e dukshëm të Myanmar në sundim ushtarak.
Ndërsa Myanmar përballet me një të ardhme të pasigurt, ai ka forcuar fuqinë e tij dhe ka marrë drejtimin e vendit.