Ish-minitri dhe deputeti Genc Pollo bgre dyshime mbi rolin e kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të Ankarasë zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.
Pollo shpërndan në rrjetet sociale një artikull të “aljazeera”, ku raportohet se teksa Serbia kritikon njohjen e Kosovës nga Izraeli, Turqia shprehet se plani i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jeruzalem, shkel ligjin kombëtar.
“Unë e kuptoj që Serbia proteston ndaj njohjes diplomatike të Kosovës nga Izraeli dhe hapjen reciproke të ambasadave në kryeqytetet e të dy shteteve. Por nuk e prisja një kritikë të tillë nga Ankaraja! Edi Rama duhet të shpjegojë se çfarë ka biseduar gjatë vizitave të tij atje“, shkruan Pollo në koemtnon e tij në rrjetin social.













