Kryefjalë e këtyrë ditëve ka qenë padyshim trekëndëshi i zhvillimeve mes Andit, Teas dhe Beartit, pas daljes nga emisioni “Për’puthen”, ngjarje e cila u shoqërua edhe me spekulime dhe të pavërteta.
Andi dhe Tea, padrejtësisht, kanë hedhur akuza të shumta ndaj produksionit, me pretendimin se gjithçka ishte e sajuar dhe e inskenuar.
“Për’puthen” ka publikuar kontratën e një prej konkurrentëve të Për’Përputhen, konkretisht Armando Shehut. Siç mund të shihni në dy fotot e mëposhtme të kontratës, asnjë pikë e saj nuk i detyron konkurrentët të lidhen çift, apo që të sajojnë situata të caktuara.
Në kontratën e firmosur nga vetë Andi dhe Tea, autorët e programit nuk detyrojnë asnjë prej konkurrentëve që të sajojnë situata apo të lidhen me persona të caktuar. Gjithçka bëhet me dëshirën dhe pëlqimin e vetë pjesëmarrësve.
Ndaj akuzat se lidhja intime e Teas me Beartin, ndërkohë që pretendonte se ishte me Andin, bien komplet. E gjitha ka qenë një skemë e përdorur nga vetë konkurrentët.
View this post on Instagram











