Sulmuesi Jens Petter Hauge ishte një nga afrimet e mira të Milanit në merkaton e këtij sezoni. Norvegjezi u afrua nga Bodo/Glimt për vetëm 5 milion euro, ndërsa ka firmosur një kontratë 5-vjeçare në Itali.
“Po bisedoja me agjentët e mi në lidhje me planet e së ardhmes kur erdhi oferta e Milanit. Bodo ndodhej 18-19 pikë mbi vendin e dytë në atë moment dhe isha i bindur që e kishte siguruar titullin.
“Ndoshta ishte momenti më i mirë për t’u larguar nga Norvegjia. I vogël studioja lojtarët që gjuanin shumë mirë me të dy këmbët. Ndiqja Drogba, Lampard dhe Juan Mata. Kur u rrita disi, u fiksova me Eden Hazard. Ai është idhulli im.
“Milani? Jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. po zbavitem çdo ditë dhe po mësoj shumë gjëra. Edhe me gjuhën po avancoj, Ibra më ndihmon duke më përkthyer gjërat që s’i kuptoj“, tha talenti i Milanit.