Një e re e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është denoncuar e zhdukur nga familjarët në policinë e Lushnjes.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se vajza është larguar nga banesa një ditë më parë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetases E.B., 29 vjeçe, banuese në fshatin Thanasaj, Lushnjë, pasi ka bërë kallzim babai i saj se vajza, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa më datë 29.01.2021 dhe nuk është kthyer më”, njofton policia.