• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Joe Biden: Duhet vepruar me urgjencë për asistencën financiare

22:18 : 29/01/2021
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premten se Kongresi duhet të marrë masa të menjëhershme për propozimin e tij të ndihmës financiare prej 1.9 trilionë dollarësh për koronavirusin, duke shtuar se shumica e ekspertëve besojnë se stimujt shtesë ekonomikë janë të domosdoshëm.

“Ne duhet të veprojmë tani”, u tha zoti Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ekziston një konsensus i madh midis ekonomistëve se ky është një moment i veçantë dhe se kostoja e mosveprimit do të ishte e lartë”, tha ai.

Presidenti tha më vonë se ai e mbështeste miratimin e paketës së ndihmës në Kongres me ose pa ndihmën e republikanëve.

“Unë jam për miratimin e ndihmës për COVID-in me mbështetjen e republikanëve, nëse mund ta kemi atë. Por ndihma për COVID-in duhet të kalojë në Kongres pa asnjë lloj justifikimi”, tha presidenti.

Zoti Biden i bëri komentet ndërsa demokratët që kontrollojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve po përgatiten të ndërmarrin javën e ardhshme hapat e para drejt shpërndarjes së ndihmës së re financiare për amerikanët dhe bizneset që po vuajnë pasojat e pandemisë, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 433’000 njerëzve.

Lexo edhe:

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

Vitin e kaluar Kongresi miratoi 4 trilion dollarë ndihmë për COVID-19n.

Të enjten, udhëheqësi i shumicës së Senatit Chuck Schumer tha se javën e ardhshme do të fillojë puna për legjislacionin përkatës, megjithë dyshimet që kanë shfaqur republikanët dhe disa demokratë lidhur me përmasat e propozimit të zotit Biden.

Senati prej 100 vendesh është i ndarë ndarë 50-50 dhe është Nënpresidentja Kamala Harris që me votën e saj mund të thyejë barazimin nëse nuk gjendet zgjidhje. Në këto kushte, demokratët po përgatiten të përdorin një mekanizëm parlamentar, që do të lejonte Senatin ta miratonte ndihmën financiare me një shumicë të thjeshtë. Rregullat e Senatit zakonisht kërkojnë 60 vota për miratimin e ligjeve. Mjeti në fjalë quhet “reconciliation” (pajtim, rakordim) dhe përdoret në raste të veçanta.

“Nuk ka kohë për vonesa”, tha Presidenti Biden të premten. “Sepse mund të përfundojmë me 4 milion vende pune më pak këtë vit … Mund të na duhet një vit më shumë për t’u kthyer në punësimin e plotë nëse nuk veprojmë dhe nuk veprojmë tani”, tha ai.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi parashikoi të enjten se të dyja dhomat e Kongresit do të mund ta miratonin paketën deri në fund të javës së ardhshme me anë të “rakordimit”./VOA/

Etiketa: Joe Biden

Lajme të lidhura

BOTA

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

15:44 : 31/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
BOTA

Joe Biden shfaqet për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me kancer

08:13 : 25/05/2025
BOTA

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me tumor

14:39 : 19/05/2025
BOTA

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

10:00 : 16/04/2025
BOTA

Frikë nga hakmarrja e Trump? Biden urdhër falje për Faucin dhe gjeneralin Mark Milley

15:09 : 20/01/2025
Para

Kontrollet e BE mbi eksportet e vaksinave në Irlandën e Veriut shkaktojnë grindje diplomatike

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com