Një nga sfidat më të mëdha të Evropës do të jetë kriza demografike. Dhe një nga shtetet që do ta ndiejë më shumë është Greqia.
Nënkryetarja e Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Suica, në një intervistë për gazetën Ta Nea, tha se sipas parashikimeve shteti helen është një nga vendet e Bashkimit Evropian që do të ketë një tkurrje të popullsisë.
Sipas vlerësimit të Komisionit, Greqia renditet në grupin e vendeve që do të shohin “tkurrje prej 21% -27% të popullsisë”, duke vlerësuar se në vitin 2070 vetëm 8.5 milion njerëz do të jetojnë në Greqi
Sidoqoftë, kjo situatë nuk ka të bëjë me të ardhmen e afërt ose të largët, por ajo tashmë ka filluar të shfaqet në të tashmen.
Sipas të dhënave zyrtare të ELSTAT, popullsia e vendit tashmë është tkurrur, pasi në 1 janar 2020 popullsia ishte 10,718,565 banorë (5,215,488 burra dhe 5,503,077 gra), kur vitin e kaluar llogariteshin 10,724,599 banorë.
Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të OKB, tkurrja e popullsisë së Greqisë në vitin 2020 do të arrijë 0.48%.
Kjo përqindje nënkupton 50,401 më pak grekë. Që do të thotë, se çdo muaj popullsia në vitin 2020 do të tkurret me 4200 qytetarë ose 138 më pak çdo ditë ose rreth 6 qytetarë më pak çdo orë.
Me fjalë të tjera, në vitin 2020, Lamia nuk do të ketë më banorë.
Dubravka Suica pritet të paraqesë planin, Bashkimit Evropian për të stimuluar rritjen e popullsisë dhe bujqësisë.
Siç, ajo shpjegon për Nea, “vizioni afatgjatë për zonat rurale”, që ajo do të paraqesë qershorin e ardhshëm, kërkon të krijojë një dinamikë të re në këto zona. “Për t’i vënë ato në zbatim, jo vetëm për banorët, por edhe për të sapoardhurit, familjet e reja, bizneset, agjencitë inovative, sipërmarrësit.
Ajo kujton se rreth 100 milion evropianë jetojnë në zonat rurale.