Një qytetar është ankuar se autobusi ecën shumë ngadalë duke iu drejtuar shoferit dhe fatorinos së linjës së Tiranës së Re. Mirëpo kjo ankesë i ka shqetësuar tej mase ata duke ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj qytetarit.
Ky është kaosi që shkaktohet shpesh nëpër urbanet e Tiranës i cili dëshmohet më së miri edhe në këtë video. Linjat urbane në Tiranë lënë shumë për të dëshiruar me shërbimin që ofrojnë. Në mëngjes dhe mbrëmje ato janë të tejmbushura me pasagjerë. Gjithashtu një shqetësim tjetër janë oraret në stacione.
Reagimi i plotë i qytetarit që denoncoi me video rrahjen në urbanin e Tiranës së Re:
Zotëria po i kërkonte shoferit dhe fatorinos te linjës se Tiranës se Re te ecnin pak me shpejt me argumentin qe gjithnjë vijnë vone dhe ecin si breshka.
Ne këmbim e gjuajtën me shpulle dhe e nxorën jashtë nga autobusi.
U skandalizova nga kjo skene. Mire qe vijnë kur duan, mire qe ecin si breshka, mire qe biletën e rriten por edhe te rrahin kur ankohesh.
Turp!