Pensionistja Asime Çela ka denoncuar në praninë e përfaqësuesit të PD, Dorian Teliti mungesën e ndihmës nga shteti teksa kaloi COVID-19,
Ajo thotë se në total kostoja e kurimit shkoi në 2 milion lekë, teksa shteti nuk i dha asgjë, madje as tampon nuk i bënë.
Çela shton se me pensionin që merr nuk ia dilte dot për kurimin, dhe u detyruan fëmijët ta ndihmojnë. Në fund pensionistja uron që një qeveri si kjo aktualja mos vijë më kurrë, pasi të gjitha i ka gënjeshtra.
Biseda
Dorian Teliti: Sot jemi në shtëpinë e zonjës Asime Çela. Një zonjë e nderuar, e cila si shumë nëna, gjyshe, kanë kaluar vështirësitë dhe janë përballur me COVID-19. Kjo është një histori e vërtetë për të cilën zonja Asime do të na tregojë diçka më shumë.
Asime Çela: Në 7 nëntor më ra kjo. Po më ra jashtëzakonisht rëndë, me temperaturën 40, isha në atë botë fare. Vajza e kaloi, edhe vajza me dhëndrin me fëmijët, e kaluan, por e kaluan më lehtë. Megjithatë, merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht asnjë germë fare nuk lëvizën.
Dorian Teliti: Erdhën jua bënë tamponin?
Asime Çela: Jo! Jo, jo!
Dorian Teliti: Nuk jua kanë bërë tamponin?!
Asime Çela: Asnjërit. Asnjërit. E kemi shkruajtur emrin. Ku e shkruajtën emrin? Në hënë mbase e kanë shkruajtur. Edhe sa të zbres që andej, ne ishim të mbaruar.
Dorian Teliti: Pra, juve nuk ju erdhi dikush t’ua bëjë tamponin?
Asime Çela: Jo, jo, jo. Asnjë, asnjë, asnjë!
Dorian Teliti: Ilaçet sa ju shkuan?
Asime Çela: Ilaçet të them të drejtën, ne morëm doktorin nga privati, vizitë 200 mijë lekë. Ndërsa infermierët dhe infermieret morën, domethënë për 7 ditë, morën 650 mijë lekë, paradite dhe pasdite që vinin më bënin serumin, oksigjenin, oksigjenin e vendosja vetë se e kisha aparatin aty afër, e bëja vet. Po serumin vinin ata dy herë në ditë dhe plus që në serum hidhnin ato mjekimet, se mora në farmaci një trastë me ilaçe.
Dorian Teliti: Të tëra vetë i pagove?
Asime Çela: Të gjitha, të gjitha vetë.
Dorian Teliti: Ndihmë nga shteti zero..
Asime Çela: Asnjë njeri, asnjë fare, asnjë shpenzim. 60 domethënë 650 mijë lekë unë, 47 mijë lekë më bënë domethënë 280 mijë lekë të vjetra se 28 janë 280 mijë lekë. Ilaçe këtu, ilaçe këtu nuk di të të tregoj.
Dorian Teliti: Sa të shkuan në total ilaçet?
Asime Çela: 2 milionë.
Dorian Teliti: Pra gjithë shpenzimet që pate për t’u kuruar.
Asime Çela: 2 milionë lekë, 2 milionë.
Dorian Teliti: Ilaçe, trajtimi.
Asime Çela: Një debolesë e jashtëzakonshme, më dridheshin duart, më dridhej trupi i gjithë dhe nuk mori parasysh as doktoresha e lagjes, mikja e jona e familjes, fare, fare, fare.
Dorian Teliti: Sa e ke pensionin?
Asime Çela: Unë e kam 175 mijë lekë.
Dorian Teliti: Po të mjaftojnë këto para apo të ndihmuan fëmijët?
Asime Çela: Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.
Dorian Teliti: 175 mijë lekë në muaj e ke pensionin?
Asime Çela: Pensionin.
Dorian Teliti: Pra, në vit t’i merr pension 2 milionë lekë.
Asime Çela: Bravo e the.
Dorian Teliti: Dhe 2 milionë lekë ty të ka shkuar. Të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it.
Asime Cela: Trajtimi i COVID-it.
Dorjan telit: Pastaj ke faturën e ujit, ke faturën e dritave.
Asiem Çela: Lёre atë me pensionet.
Dorjan Teliti: Ilaçet e tjera.
Asime Çela: 80 mijë lekë i paguaj ato telefon, drita, ujë, ato janë të zakonshme edhe ik jeto pastaj me ato që ke. Pensionin kush e shton pensionin, asnjëri. Mjerë të tjerët kur s’kanë fare, që ka dhe pa fëmijë plaka e pleq sa të duash. Ne na vdiq një e moshuar atje. I shkreti vajza ishte e martuar, fëmijë tjetër s’kishte, rrinte vet dhe vdiq pardje aty. E sa gjynah. Pa njeri fare, as fërshëllen njeri fare. E kështu që shpenzime të jashtëzakonshme dhe marr përherë. Vajta në farmaci për ato hollimin e gjakut, tha është me rimbursim, na ka ardhur dokumenti me rimbursim. Atëherë vajti vajza tek doktoresha e familjes, në lagje, edhe tha, jo, jo, nuk më duhet, nuk kemi akoma. Por urdhrin e kam marrë në farmaci, i tha vajza. Nuk më duhet mua, nuk ka mundësi t’ia bëj, tha. Edhe atë, edha të një gjilpëre e bëja në bark dy herë në ditë.
Dorjan Telit: Për hollimin e gjakut?
Asime Çela: Për hollimin e gjakut. Farmacitë e kishin, jo vetëm farmacia një qe kemi ne këtu, një këtu për shembull. Po të gjithë farmacitë që pyeti dhëndri, i kishin me rimbursim këtë. Atë doktoresha nuk na i dha, dokumentin ta merrnim me. Ishte 25 mijë lekë një gjilpërë, paradite e 25 mijë pasdite në darkë, 50 mijë desha në ditë vetëm…
Dorjan teliti: Hollues gjaku.
Asime Çela: Hollim gjaku. A bëhet kjo?! Kjo është skandal. I kisha të tëra në shtëpi se s’më, s’më ashtu njeri . Edhe shpenzimet edhe të tërat. Kështu që, mjerë ky milet që është në këtë shtet. Më keq se kjo qeveri nuk besoj të ketë. Them unë! Ndoshta jam gabim?! Por si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot, të gjitha i ka gënjeshtra, në daç premtimet, të gjitha gënjeshtra.