• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vuçiç ndryshe nga Rama: Nuk përkraha asnjë nga kandidatët për president në SHBA

15:19 : 12/11/2016
në RAJONI

Në Serbi, jo vetëm tabloidet, por edhe një pjesë e politikanëve serbë, përfshirë edhe shefin e shtetit, presin ndryshim të politikës së jashtme dhe mirëkuptim për qëndrimin e Beogradit për mospranimin e pavarësisë së Kosovës.

Por përfaqësuesit e krahut pro-evropian dhe analistët politikë vlerësojnë, ndërkaq, se pritjet e këtilla janë larg realitetit.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, duke i uruar zgjedhjen president të SHBA-së, Donald Trumpit, ka vlerësuar se në Uashington mund të pritet një mirëkuptim më i mirë për qëndrimin e Serbisë rreth mospranimit të pavarësisë së Kosovës.

“Pres që edhe Serbia të mos kritikohet për çdo hap të saj nga ana e SHBA-së, por të fillojnë të mendojnë se sa kemi ne të drejtë dhe në çka kemi të drejtë”, ka thënë Nikoliç.

Nga e tij, Kryeministri Aleksandër Vuçiç ka thënë se Beogradi zyrtar nuk i ka dhënë përkrahjen asnjërit kandidat për president, por ka vërejtur një ngazëllim të përgjithshëm në vend edhe në mesin e partisë së tij për shkak të fitores së Donald Trumpit.

Lexo edhe:

Putin dhe Trump do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Alaska

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

Se nuk pret ndryshim të madh të politikës së jashtme amerikane ndaj Serbisë ka porositur ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scot, një ditë pas zgjedhjeve, por nacionalistët serbë dhe populistët kanë vazhduar që të gëzohen për Trumpin.

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, dhe bashkëpartiakët e tij kanë bartur bluza me fotografinë e Trumpit, pas fitores së të cilit udhëheqësi i radikalëve ka thënë se “zemra i është bërë mal sa Zlatibori”

Por, përfaqësuesit e opozitës së profilizuar pro-evropiane nuk kanë gjetur asnjë arsye për optimizëm të nacionalistëve vendorë. Zoran Zhivkoviç, udhëheqës i Partisë së Re, thotë se nuk e kupton se pse duhet Serbia t’i gëzohet fitores së Trumpit.

“Nuk shoh arsye që të gëzohemi për këtë. Kushdo që të jetë president i SHBA-së, nuk do të ndryshojë thelbësisht raporti i kësaj fuqie të madhe ndaj Serbisë, ndaj Ballkanit dhe Evropës”, thotë Zhivkoviç.

Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Fuqia e Serbisë, Bogolub Kariç, një person me aktakuzë, është lavdëruar në një tabloid vendor se është mik i mirë me presidentin e sapozgjedhur më shumë se 30 vjet dhe ka deklaruar se “Trumpi ka paralajmëruar mundësinë që me Putinin të takohet në samitin e Beogradit”.

Tabloidet në Serbi, ndërkaq, kanë publikuar në faqet kryesore titujt “Trump mund të na kthejë Kosovën”, “Shqiptarët e zhgënjyer për humbjen e Clintonit”, “Putin dhe Trump na e kthejnë Kosovën”.

Por, analistët në Beograd thonë se nuk e kuptojnë “shpresën se republikani Trump do të ndryshojë politikën ndaj Serbisë, në fakt ndaj qëndrimit të saj për mospranim të Kosovës”, marrë parasysh siç thonë “se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj pikërisht në kohën e administratës republikane të George Bushit, e cila e para e ka njohur”. /REL

Lajme të lidhura

BOTA

Putin dhe Trump do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Alaska

12:48 : 14/08/2025
AKTUALITET

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

12:29 : 14/08/2025
RAJONI

I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina

12:10 : 14/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

12:02 : 14/08/2025
AKTUALITET

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

11:48 : 14/08/2025
BOTA

WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë

11:47 : 14/08/2025
Para

Pamje tronditëse nga Gjirokastra, si po shkatërrohet qyteti i UNESCO-s (FOTO)

TË GJITHA

Putin dhe Trump do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Alaska

12:48 : 14/08/2025

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

12:29 : 14/08/2025

I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina

12:10 : 14/08/2025

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

12:02 : 14/08/2025

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

11:48 : 14/08/2025

WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë

11:47 : 14/08/2025

Situatë alarmante në Fushë Arrëz, flakët përhapen me shpejtësi

11:33 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com