• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

De Biazi ka vendosur, ja formacioni startues ndaj Izraelit P

14:50 : 12/11/2016
në SPORT

Kombëtarja kuqezi përmbylli mbrëmë, me stërvitjen ambientuese në stadiumin e Elbasanit, përgatitjet për sfidën e katërt kualifikuese të Grupit G, në kuadrin e Botërorit “Rusia 2018”.

Sonte, në orën 20:45, në “Elbasan Arena”, Shqipëria do të përballet me Izraelin, në kushte të barabarta, sa u takon “valencave” të të dyja skuadrave. 6 pikë kanë kuqezinjtë në tri ndeshjet e para, por aq edhe izraelitët, respektivisht.

Kësisoji, është një përplasje e ethshme për vendin e tretë, i cili konsiderohet objektiv i mirë, në kushtet kur në grup kemi edhe Spanjën me Italinë, favorite absolute në letër për të shkuar në Rusi.

Trajneri De Biazi e ka studiuar kundërshtarin e radhës, ka dhënë vlerësimet maksimale për Izraelin, si një skuadër me sulm të rrezikshëm dhe kompakte.

Në funksion të atij që do të ketë përballë, ka marrë edhe masat taktike, duke implementuar strategjinë përkatëse në seancat stërvitore. Pasi ka parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve, që ka thirrur për këtë ndeshje, 60-vjeçari nga Sarmede ka aplikuar skema të ndryshme, me lojtarë të ndryshëm në role të ndryshme, ku synimi final ishte formacioni më i mirë i mundshëm i momentit.

Lexo edhe:

“Keni tmerr nga fjala ime”/ Berisha-Peleshit: Tërhiq rendin e ditës, po i bëni karshillëk protestuesve!

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

Kështu, porta nuk ka dyshime, i besohet Etrit Berisha, ashtu si edhe katërshja mbrojtëse para tij, do të jetë sin ë kualifikueset e fundit. Në qendër, Mavraj dhe Gjimshiti, ndërsa nga krahët, nga e djathta në të majtë, Hysaj dhe Agolli.

Para prapavijës, në rolin e një “amortizatori” të sulmeve të kundërshtarit, nuk do të luajë Kukeli, si zakonisht, por Andi Lila.

Qendra e mesfushës do të ketë dy lojtarë me tipare të kundërta: Xhaka dhe Memushaj. I pari spikat për dyluftimet e forta dhe lëvizshmërinë e madhe në fushë, si rezultat i përgatitjes fizike (shkatërrues), ndërsa vlonjati i Pescara mund të vijojë qarkullimin e topit, për të plotësuar fazën tranzitore të ndërtimit të lojës nga mbrojtja në sulm.

Krahët e këtij reparti kanë lojtarë në formë, që kanë spikatur në skuadrat e tyre. Në të djathtë do të patrullojë Odise Roshi, ndërsa në të majtë Azdren Llullaku.

Që të dy njihen për aftësitë ofensive, kështu që do t’i bashkohen sulmuesit kryesor, Bekim Balaj, në kërkim të golit. Në fazën ofensive, pozicionet e tyre në krahët e mesfushës do t’i zënë Agolli dhe Hysaj, që spostohen përpara. Sikurse shihet, vendin e titullarit, në krahasim me ndeshjet pararendëse kualifikuese, pritet ta humbasë Hyka, që nuk ka pasur moment të mirë edhe te Luzerna, ashtu si Abrashi.

Ky i fundit qëndroi në stol edhe ndaj Spanjës, pavarësisht se konsiderohet motorri i mesfushës kuqezi.

Lëndimi që kaloi, ndoshta e ka kushtëzuar të mos jetë në maksimumin e mundshëm.

Në pamje të parë, pra, skema që do të përdorë De Biazi është 4-4-3, kur Shqipëria sulmon, ndërsa kur do të mbrohet, mesfusha bëhet me 5 lojtarë, duke kaluar në skemën 4-5-1./Telesport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Keni tmerr nga fjala ime”/ Berisha-Peleshit: Tërhiq rendin e ditës, po i bëni karshillëk protestuesve!

10:33 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

10:30 : 18/06/2026
AKTUALITET

Marjana Koçeku deklaroi se është kërcënuar nga grupi i Bajrajve, reagon ministri i Drejtësisë

10:23 : 18/06/2026
AKTUALITET

14 masa sigurie/ Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori – EMRAT

10:10 : 18/06/2026
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Apelit “rrëzon” Metën

10:07 : 18/06/2026
AKTUALITET

SPAK e hetoi për abuzime me tenderat, Jonaid Myzyri zëvendëson Arlinda Pogajn në krye të OBP-së

09:55 : 18/06/2026
Para

Facebook-u mund t’ju shpallë edhe… të vdekur!

TË GJITHA

“Keni tmerr nga fjala ime”/ Berisha-Peleshit: Tërhiq rendin e ditës, po i bëni karshillëk protestuesve!

10:33 : 18/06/2026

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

10:30 : 18/06/2026

Marjana Koçeku deklaroi se është kërcënuar nga grupi i Bajrajve, reagon ministri i Drejtësisë

10:23 : 18/06/2026

14 masa sigurie/ Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori – EMRAT

10:10 : 18/06/2026

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Apelit “rrëzon” Metën

10:07 : 18/06/2026

SPAK e hetoi për abuzime me tenderat, Jonaid Myzyri zëvendëson Arlinda Pogajn në krye të OBP-së

09:55 : 18/06/2026

Lejet e Ramës/ Beton dhe kokainë, albumi luksoz i resorteve të grupit “Aliu-Bibaj” nga Tirana në Dhërmi

09:48 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş