Autoritetet shëndetësore norvegjeze thonë se nuk ka fakte për lidhje direkt midis serisë së vdekjeve të të moshuarve që kanë bërë vaksinën anti-Covid me vaksinën.
Agjencia Norvegjeze e Medikamenteve synon t’i japë përgjigje frikës se marrja e vaksinës është me rrezik, pasi 33 persona 75 vjeç e lartë humbën jetën pas marrjes së vaksinës/ Agjencia tha se që të gjitha ata ishin të sëmurë rëndë.
‘Pa dyshim që Covid-19 është shumë më i rrezikshëm se sa vaksina për shumë pacientë’, tha drejtori mjekësor i Agjencisë, Steinar Madsen. ‘Ne nuk jemi të alarmuar’.
Lajmet e para nga Norvegjia pushtuan faqet e para teksa e gjithë bota është e vëmendshme për efekte të mundshme anësore nga vaksinat. Deri të premten, Norvegjia kishte përdorur vetëm vaksinat Pfizer e Biontech dhe kompanitë tani po bashkëpunojnë me vendin nordik për shkaqet e vdekjeve. Raporti i parë evropian për sigurinë e vaksinës Pfizer-BioNTech pritet të publikohet në fund të janarit.
‘Të këta pacientë kishin sëmundje të tjera të rënda’, tha Madesn. ‘Nuk mund të themi që njerëzit vdesin nga vaksina. Mund të themi që ishte koincidencë. Është e vështirë të provohet se vaksina ishte shkaku direkt’.
Norvegjia u ka dhënë dozën e parë rreth 42 mijë personave, duke u përqendruar tek ata që shihen si më të rrezikuar nëse bien në kontakt me virusin, përfshirë të moshuarit. Madsen thotë se është e mundur që efektet anësore të imunizimit munden në disa raste të rëndojnë sëmundjen serioze që ekziston te pacientët. Ai shton se Norvegjia ka vaksinuar tashmë pak a shumë të gjithë pacientët e azileve dhe fatalitetet e raportuara janë ‘mjaft poshtë 1 në 1000’.
Ai nuk pret rezultatet të ndryshme nga vaksina tjetër, Moderna, e cila u prezantua në Norvegji të premten. Ashtu si Pfizer-BioNTech, ajo përdor teknologjinë e lajmëtarit RNA që mëson qelizat e trupit të luftojnë infeksionin.