Është më se e qartë se kryeministri Edi Rama ndodhet tashmë në siklet prej deklaratave qesharake anti-Trump.
Por duket se ka ia “infektuar” edhe stafin e ngushtë.
Blerta Kambo, fotografja zyrtare e kryeministrit Rama, ndodhet në New York bashkë me kreun e qeverisë shqiptare, i cili pritet të çelë një ekspozitë me pikturat e tij.
Por ndërkohë Kambo ka gjetur kohë t’i bëjë jehonë në faqen e saj në Facebook protestave kundër zgjedhjes president të Donald Trump.

Ajo ka postuar një video të cilën e ka xhiruar në rrugët e New York-ut.
Duket se njerëzve të Ramës nuk u del dot inati që Trump u zgjodh president i SHBA-ve.













