Bombola e cila dyshohet se ka shkaktuar shkëndijën ka pësuar defekt në valvulën e presionit. Pikërisht tek valvula është bërë shkëputja e cila ka shkaktuar shkëndijën elektrike e më pas flakët që janë përhapur me shpejtësi.
Zjarri në njësinë tre të rafinerisë ku ndodhej dhe bombola e hidrogjenit ka zgjatur për afro 30 minuta dhe si pasojë e tyre ka humbur jetën nga djegia dhe asfiksia Shkëlqim Muça 40 vjeç punëtorë në këtë rafineri. Ndërkohë si pasojë e këtyre flakëve dëmtime janë krijuar në të gjithë sektorin tre të rafinerisë dhe dëmi ekonomik përllogaritet në afro 1 milion euro. Hetimet për këtë ngjarje po drejtohen nga prokuroria e fierit dhe procedimi penal ka nisur me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa personave.













