• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregtarët ambulantë në shënjestër të Policisë Bashkiake

20:51 : 16/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Sazan Fasho, nga fshati Kakaç i qytetit të Korçës, është “zaptuesi” i radhës i hapësirave publike të kryeqytetit, ndaj të cilit Policia Bashkiake ka vepruar me tërë forcën e  ligjit.

Policia Bashkiake e kapi mëngjesin e së martës, e gjobiti, ia sekuestroi karrocën me gjithë mall, e ndaloi dhe e shoqëroi për në komisariat, ku qëndroi tre orë. Vëllai i tij, shleu gjobën për llogari të tij në Bashkinë e Tiranës dhe Fasho u lirua, por është vendosur nominalisht nën akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë.

BIRN u gjend rastësisht në vendngjarje dhe pa se si katër policë bashkiakë e mbërthyen shitësin 30 vjeçar pranë zonës së njohur si Blloku Vasil Shanto në Tiranë, në sytë e kalimtarëve të rastit, disa prej të cilëve, u bënë thirrje policëve të mos e keqtrajtonin.

“Mos e prek me dorë, merri kartën e identitetit,” i tha një kalimtar policëve kur pa keqtrajtimin e shitësit.

Kur BIRN filloi të filmojë skenën, një polic bashkiak u afrua kërcënueshëm duke i kërkuar gazetares të ndërpresë filmimin. Pas refuzimit nga ana e gazetares, polici tha: “Ju nuk e njihni kush është ai, ai është më i rrezikshmi që vepron këtu. Ne ndërhymë pasi na sinjalizuan banorët e zonës”.

Lexo edhe:

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

Prania e një gazetari që po filmonte ngjarjen duket se shtyu policët bashkiakë të tërhiqeshin. Ata deklaruan se do të mjaftoheshin duke i vënë gjobë shitësit Sazan Fasho, të cilën e konsideruan “minimale”.

Policia bashkiake duke gjobitur Sazanin. Foto: Lindita Çela/BIRN

Por pak minuta pas qetësimit të situatës dhe tërheqjes në dukje të policëve bashkiakë, 30 vjeçari Sazan Fasho përfundoi në komisariatin nr 2 të kryqytetit. Familjarë të tij i thanë BIRN se ai është shoqëruar pas kallzimit të bërë nga policia bashkiake, për refuzim të forcave të policisë. I gjithë malli që posedonte në mëngjes është sekuestruar, përfshirë disa legenë dhe vazo plastike, të cilat i mbante në një karrocë.

“Sazani u mbajt disa orë në polici pasi kishin bërë kallëzim ndaj tij për kundërshtim të forcave të policisë. Kanë vendosur ta ndjekin penalisht  në gjendje të lirë. Materialet i kanë çuar në prokurori. Ndërsa unë shkova dhe pagova gjobën në Policinë Bashkiake dhe mora karrocën dhe mallin që i ishin sekuestruar mallin. Gjoba ishte 20 mijë lekë” (të vjetra) -thotë për BIRN,  vëllai i Sazan Fashos. Karroca dhe malli i bllokuar u dorëzuan nga policia bashkiake pas pagesës së gjobës.

Pasi doli nga komisariati nr. 2 i Tiranës, Sazani i tha BIRN se një oficer policie i kishte komunikuar se policia bashkiake kishte ngritur kallëzim për kundërshtim të policisë ndaj tij dhe se kallëzimi do t’i kalohej për ndjekje prokurorisë.

E kontaktuar nga BIRN Bashkia e Tiranës nuk e komentoi incidentin me shitësin ambulant dhe as kallëzimin  penal të policisë bashkiake ndaj tij.

Një qytetar duke protestuar ndaj keqtrajtimit të shitësit nga Policia Bashkiake. Foto: Lindita Çela/BIRN

Policia Bashkiake e Tiranës është vendosur gjatë muajve të fundit në qendër të kritikave të shoqërisë për keqtrajtim të shitësve të vegjël nëpër rrugë, duke ndjekur procedura që janë ligjërisht të dyshimta.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar raste të përplasjes së policëve bashkiakë me shitës të ndryshëm, përfshirë të moshuara tëtraumatizuara nga masat ekstreme të gjobave dhe sekuestrimit të mallit.

Javën e kaluar, opinioni publik u trondit nga një foto e qarkulluar në Facebook, ku një grua e moshuar nga një fshat pranë Tiranës qe ndaluar dhe gjobitur nga policia bashkiake për shkak se po shiste zarzavate. Fotoja u bë objekt debati të gjerë publik dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se për shkak të ndjeshmërisë së publikut, kishte vendosur t’ia paguante vetë gjobën të moshuarës.

Prej 14 gusht 2015, Bashkia e drejtuar nga ErionVeliaj mori vendimin për lirimin e hapësira publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.  Policia bashkiake vazhdon të organizojë   aksione kundër tregtarëve ambulantë, dhe që  gushti i vitit 2015 deri në janar të vitit 2016  janë vendosur 3443 gjoba.

Sa për Sazanin, ai thotë se ka vajtur disa herë në njësinë administrative nr.5 me shpresë se do të pajiset me leje për tregti ambulante, por nuk ia ka dalë. Beteja e tij e përditshme për të nxjerrë jetesën pritet të vijojë nesër./Reporter.al

Lajme të lidhura

SPORT

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025
SPORT

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025
BOTA

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025
Para

Rama thotë se do të mbyllë kufijtë, por krijon Komisionin për Azilin dhe Refugjatët

TË GJITHA

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com