Arrestohet në Tiranë një 21-vjeçar i cili në mënyrë të vazhdueshme përndiqte ish të dashurën.
Policia njofton se E.Sh, i kishte shkaktuar gjendje frike dhe pasigurie për jetën.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Sh., 21 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.