Moderatorja Fiori Dardha humbi nënën e saj 7 ditë më parë pas një beteje të gjatë me kancerin.
Së fundmi, në një foto të publikuar në Instastory, Fiori shkruan se është futur në studion e “Boom” në të tretat e të ëmës, menjëherë sapo është kthyer nga varrezat. Përtej dhimbjes që ka, ajo shkruan se u detyrua të bënte grim e madje të qeshte me batutat e Rozanës, pasi televizioni nuk njeh sëmundje e zi.
Moderatorja shkruan se nuk e di se ku e gjeti forcën të kthehej në punë, por ka plotësuar amanetin e mamasë së ndjerë, duke vazhduar jetën pa lejuar dhimbjen që ta mposhtë.