‘Fshati digjet e k*rva krihet’, një shprehje shqiptare që i shkon për shtat situatës në të cilët ndodhet vendi prej disa ditësh.
Në një moment që Shqipëria është e zhytur nën ujë, dhe me qindra banorë që ndodhen jashtë shtëpive të tyre, ministrat e kabinetit qeveritar si dhe bashkëpuntorët e ngushtë të Edi Ramës, gjejnë kohë të bëjnë udhëtime luksoze e të darkojnë në një nga lokalet më të shtrenjta të Dubait.

Siç shihet në videon e mëposhtme, Ministri Arben Ahmetaj, ministrja Belinda Balluku, Arbër Mazniku i Bashkisë Tiranë dhe këshilltari i Edi Ramës, Endri Fuga janë ulur dhe po darkojnë në restorantin e Nusretit, për të festuar ‘diçka të madhe’ e cila mbetet sekret për qytetarët shqiptarë.
Ajo që dihet është se restoranti në të cilin janë ulur është një nga më të shtrenjtët në botë, por ky nuk është një problem për miqtë e Ramës, që i kanë bërë leket në këto 8 vite qeverisje.













