Ura që lidh rreth 600 banorë të fshatit Sang komuna Fanë të bashkisë Mirditë është shkatërruar totalisht nga reshjet e shiut që kanë rënë këto ditë.
Kjo është ura kryesore e cila lidh fshatin me qendrën dhe qytetet, ndërsa ura tjetër është po ashtu e shkatërruar.
Reshjet kanë sjellë përmbytje dhe probleme në disa zona të vendit.