Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një përmbledhje të situatës në vend për shkak të reshjeve intensive të shiut, që ka sjellë përmbytje në disa zona.
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror i Emergjencave, Peleshi tha se janë marrë masat për çdo bashki të vendit, ndërsa theksoi se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri në terren.
Mes të tjerash ai bëri dhe një bilanc të zonave më të kritike për t’u përmbytur, siç është zona e Shkodrës. Peleshi tha se në këtë qark, kryesisht në fshatin Obot, janë evakuuar 100 persona.
“Kemi një situatë të beftë të reshjeve të shumta. Pjesa problematike ngelet një pjesë e qarkut Lezhë dhe Shkodër. Prej disa ditësh agjencia e mbrojtjes civile ka bërë këtë koordinim të shtabeve, që janë ngritur në çdo bashki. Në gjithë Shqipërinë është dyfishuar forcat komandës tokësore. Në Lezhë dhe Shkodër kemi kryer me mjetet tona operacione për evakuimin e disa familjeve dhe transportimin e disa personave. Dëshiroj të theksoj se për këto prurje të lumenjve, fakti se në këto vite kemi punuar në kanalet kulluese na gjen në një situatë më të lehtësuar. Do të kemi reshje intensive, dhe diku mesatare. Sot që flasim me gjithë këtë nivel reshjesh, s’kemi familje të rrezikuara. Zoti Haki Çako mund të japë dhe informacione të tjera nga terreni. Në qarkun e Shkodrës kemi rritje të niveleve 270 hektarë. Fshati Obot, si gjithmonë është përmbytur, rrethuar nga uji. Janë transportuar rreth 100 persona gjatë ditës së sotme në këtë fshat. Në rast se nuk do të kemi reshje intensive për 2-3 ditë HEC-et do të përmbahen në kapacitete të tyre, kritike është zona e Shkodrës. Gjatë natës së sotme deri në 1 të mëngjesit do të ketë reshje mesatare dhe më pas me përjashtim të qarkut të Gjirokastrës në pjesën tjetër të Shqipërisë do të bien në rreth 15 mm. 3 izolime në 3 shtëpi në Vaun e Dejës. Ne Lezhë është rreth 250 HE, janë evakuuar 2 familje; 1 në Lezhë dhe 1 në Kurbin. Është ndërhyrë në argjinaturën e lumit Gjadër. Në jug, në Vlorë ka vetëm një shembje rruge, në segmentin Borsh-Piqeras. Situata nuk është kritike. Niveli i ujit të rruga e Mifolit është 6 mm. Në orët në vijim, pasi ka një shfazim, kjo rënie e lehtë që po vazhdon në Memaliaj do të reflektohet në rënien e nivelit dhe në urën e Mifolit. Sot që flasin është ende herët. Parashikimi ynë nuk është dramatik sa i përket lumit Vjosa, pasi prurjet janë në rënie. Gjatë ditëve në vijim dhe nesër do të ketë një ulje. Por pauza do të ulë në nivelin e nevojshëm lumin Vjosë. Kuota e Lumit Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit. Në aksin rrugor Fier-Ballsh ka pasur një rrëshqitje dheu. Në qarkun Durrës, në Fushë-Krujë ka rritje të nivelit të lumit, ka një hapësirë të përmbytur në Bubq. Në bashkinë Durrës ka dalje të Erzenit nga shtrati. Në Sukth ka 10 familje të përmbytura. Në Gjirokastër kemi situatë emergjence. Situata për ditën e sotme është; në bashkinë Gjirokastër janë marrë masat për zonat me risk dhe është bërë ndërhyrja atje ku ka pasur probleme. Në Gjirokastër janë marrë masat për monitorimin e zonave me risk dhe është bërë ndërhyrje në zonat ku ka pas probleme. FA-të kanë dyfishuar gatishmërinë. Kemi 261 forca të specializuara dhe mbi 1000 forca të tjera në dispozicion të shtabeve dhe qarqeve. 1150 forca nga bashkitë e rrezikuara sot janë të angazhuara. Në ditën e nesërme pas orës 1 të mëngjesit me përjashtim të Gjirokastrës kemi një situatë më pozitive, sepse reshjet do të bien. Të shtunën në orën 10:00 në qarqet Gjirokastër, Kukës, Dibër e Lezhë parashikohet një situatë e moderuar. Pika më intensive do jetë data 11 ku reshjet do të arrijnë 80-100 mm. Në datën 12 reshjet do të jenë prezentë me sasi në rënie, në qarqet e veriu deri në 10 mm, në qarqet e tjera 10-15 mm.”, tha Peleshi.