Para gati gjashtë muajsh, kur Koreja e Veriut po kalonte një krizë shkaku i koronavirusit, autoritetet u kishin rekomanduar qytetarëve që të hanë breshka.
Mbyllja edhe më shumë e kufijve nga pandemia kishte shtuar varfërinë e njerëzve në shtetin që është goditur ashpër edhe nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve të fundit, pas ambicies së Kim Jong un për armë bërthamore.
Në faqen zyrtare të qeverisë thuhej “Që në kohët e vjetra, breshkat janë përdorur për gatim pasi kanë shije të mirë dhe janë shumë ushqyese. Breshka ka proteina, aminoacide dhe vitamina që kurojnë hepatitin, tensionin e lartë dhe sëmundje të tjera. Veçanërisht, gjaku i breshkës është efikas ndaj diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve”.